PE voton sot draft-rezolutën për Shqipërinë

PE voton sot draft-rezolutën për Shqipërinë

65
0
Shares

Draft-rezoluta për Shqipërinë e raportuesit Knut Fleckenstein pritet të votohet sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian. Në rezolutën me 24 pika pritet ti shtohen edhe 16 amendamentet e kompromisit që u paraqitën nga disa eurodeputetë. Ndërsa dokumenti final pritet të miratohet në seancën plenare të radhës në Strasburg që do të zhvillohet në datat 27-30 prill.
Raportuesi i Parlamentit Europian, Knut Fleckenstain, ditën e djeshme teksa prezantoi raportin ngriti shqetësimin mbi tensionin dhe konfliktualitetin politik në vend. Megjithatë, ai ftoi kolegët të mbështesin procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë. Ndërsa eurodeputeti, Eduard Kukan, i dërgoi një mesazh të qartë dy forcave kryesore politike në vend: Mos përsërisni të njëjtën histori si me statusin!
Në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian pati edhe debate në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama për bashkim me Kosovën. Eurodeputetja Tanja Fajon u shpreh e shqetësuar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY