Ankohen bizneset, paguajnë dy herë për dy institucione të ndryshme akt-miratimin e...

Ankohen bizneset, paguajnë dy herë për dy institucione të ndryshme akt-miratimin e higjienës

88
0
Shares

Subjekte të ndryshme në kryeqytet ankohen se po paguajnë nga dy herë për akt-miratimin higjieno-sanitar. Shkak për këtë situatë është bërë mos-koordinimi i detyrave mes Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Drejtorisë së Shëndetit Publik në Tiranë, ndërkohë që problematika është konstatuar gjatë javëve të fundit. Sipas subjekteve, ISHSH nuk njeh akt-miratimet e lëshuara nga DSHP e për pasojë po i detyron të paguajnë sërish për të nxjerrë lejet e reja, pasi në të kundërt do të gjobiten. Nga ana e tyre, bizneset duke u ankuar citojnë inspektorët e ISHSH-së, të cilët sipas tyre, thonë se nëse nuk bëjnë akt-miratimin e ri, do të gjobiten me 200 mijë lekë.
Prej procesverbaleve të lëshuar nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor konfirmohen ankesat e bizneseve. Vetë inspektorët konstatojnë se subjektet janë të pajisura me akt-miratimin higjieno-sanitar, por pavarësisht kësaj, iu lenë një afat kohor për të bërë akt-miratimin e ri.
Sipas ligjit “Për shëndetin publik dhe Inspektoratin Sanitar Shtetëror”, të drejtën për lëshimin e akt-miratimit higjieno-sanitar e ka struktura vendore. Kjo do të thotë se të drejtën për të dhënë këtë dokument e kanë DSHP-të, ndërkohë që ISHSH duket se është në shkelje të ligjit. Përtej konfliktit institucional, ata që po vuajnë këtë situatë janë bizneset, të cilat janë të detyruara të paguajnë dy herë tarifën që vshkon nga 700 lekë – deri në 20 000 lekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY