SHBA, Punëtorin e kishte zënë gjumi, detyroi aeroplanin të kthehet

SHBA, Punëtorin e kishte zënë gjumi, detyroi aeroplanin të kthehet

85
0
Shares

Një aeroplan i udhëtarëve në Shtetet e Bashkuara është detyruar të kthehet në qytetin Siatël, pasi një punëtor i aeroportit kishte fjetur në pjesën transportuese të aeroplanit, para se ai të ngrihej.
Kompania “Alaska Airline” ka njoftuar se piloti dhe udhëtarët e klasit të parë në aeroplan, që fluturonte për në Los Anxhelos, kishin dëgjuar zhurmë që vinte nga pjesa nën ta, pak kohë pasi aeroplani ishte ngritur nga aeroporti në Siatël, gjatë ditës së djeshme.
Piloti shpalli situatë emergjente për të pasur prioritet për ulje të detyruar, prapa në aeroportin ndërkombëtar në Siatël, ku punëtori që e kishte zënë gjumi, doli nga aeroplani.
Kompania tha se punëtori “u ka thënë autoriteteve se e kishte zënë gjumi”.
Ai ishte njëri nga katër anëtarët e ekipit që i ka ngarkuar valixhet në aeroplan, që i kishte 170 udhëtarë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY