Itali, rrëzohet nga kantieri i ndërtimit, humb jetën futbollisti shqiptar 21 vjeçar

Itali, rrëzohet nga kantieri i ndërtimit, humb jetën futbollisti shqiptar 21 vjeçar

94
0
Shares

Një 21 vjeçar shqiptar me banim në Chiari të Brescias ka humbur jetën pasi u rrëzua nga një kantier ndërtimi, ku ai ishte duke punuar. Klodian Elezi, punonte në një kantier ndërtimi në periferi të Milanos dhe ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë 11 prill rreth orës 13:00.
Mediat italiane shkruajnë se kjo është një tragjedi e dyfishtë për këtë familje, sepse para tre vitesh, po në një kantier ndërtimi ka vdekur edhe xhaxhai i 21 vjeçarit Elezi.
21-vjeçari Elezi ka rënë nga një lartësi prej 10 metrash, duke humbur jetën në vend, nga plagët e shumta. Mendohet se shkak ishte pasiguria në punë, e firmës Iron Master ku ai ishte i punësuar.
Nga kjo ngjarje e rëndë u trondit edhe komuniteti sportive në Chiari, ku 21 vjeçari luante futboll me të rinjtë e këtij qyteti. Madje ditën e djeshme gjatë një ndeshje futbolli u mbajti një minutë heshtje në shenjë zie.
Klodian ishte një fëmijë i vetëm dhe kjo ishte një tragjedi për familjen e tij. Mediat italiane shkruajne se  ceremonia e varrimit do të zhvillohet në vendlindjen e tij, në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY