Ministria e Brendshme Gjermane: Shqipëria e treta, në listën e azilkërkuesve, në...

Ministria e Brendshme Gjermane: Shqipëria e treta, në listën e azilkërkuesve, në mars kërkuan azil 3020 persona

48
0
Shares

Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka publikuar një raport në lidhje me numrin e azilkërkuesve në këtë shtet për tre muajt e parë të vitit 2015. Në këtë raport Shqipëria renditet në vendin e tretë nga 10 vendet e listuara, ndërsa kryeson Kosova. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme gjermane, në muajin mars nga Shqipëria kanë kërkuar azil 3020 persona. Ndërkohë Kosova kryeson listën e azilkërkuesve, pasi të dhënat tregojnë se 11 729 shtetas kosovarë kanë kërkuar azil.
Numri i azilkërkuesve shqiptarë ka ardhur duke u rritur që nga muaji janar deri në muajin mars dhe është katërfishuar duke e krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë.
Në janari numri i azilkërkuesve shqiptarë ka qenë 1648, në muajin shkurt 1794 dhe në muajin mars 3020.
Ndërsa në vendin e parë me numrin më të madh të azilkërkesve rendit Kosova, numri i të cilëve nga muaji janar deri në muajin mars, pothuajse është katërfishuar. Në janar numri i azilkërkuesve kosovarë ka qenë 3630, në muajin shkurt 7728 dhe në muajin mars 11729 persona.
Ndërsa në vendin e dytë renditet Siria, ku në janari pari 5530 kërkesa për azil, në muajin shkurt 4237, dhe në muajin mars 4620.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë në muajin mars, gjithësej ka pasur 32054 aplikime në Zyrën Federale për Migracion dhe Refugjatë. Nga këta 6.277 njerëz morën statusin e refugjatit sipas Konventës së Gjenevës për Refugjatë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY