Komisioni i Jashtëm i PE miraton draft-rezolutën për Shqipërinë

Komisioni i Jashtëm i PE miraton draft-rezolutën për Shqipërinë

55
0
Shares

Komisioni i Jashtëm të Parlamentit Europian miratoi sot 192 amendamentet e draft-rezolutës së raportuesit Knut Fleckenstein për Shqipërisë. Rezoluta e Fleckenstein për Shqipërinë u miratua me 51 vota pro dhe 3 kundër.
Rezolutës së raportuesit Knut Fleckenstein iu shtuan disa amendamente të propozuara. Dokumenti final pritet të miratohet në seancën plenare të radhës në Strasburg që do të zhvillohet në datat 27-30 prill.
Ndërkaq raportuesi i Parlamentit Europian, Knut Fleckenstain, ditën e djeshme teksa prezantoi raportin ngriti shqetësimin mbi tensionin dhe konfliktualitetin politik në vend. Megjithatë, ai ftoi kolegët të mbështesin procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë.
Ndër 192 amendamente të grumbulluara gjithsej mbi draftin për Shqipërinë, propozuar nga raportuesi Knut Fleckenstein, grupimet kryesore politike të Parlamentit Europian janë pajtuar për të përmbledhur pjesën dërrmuese të tyre në 16 amendamente kompromisi, duke rrëzuar kryesisht disa propozime të liberalëve lidhur me gjakmarrjen dhe median, e veçanërisht amendamentet e ekstremistëve të djathtë kundër integrimit.
Hapja e negociatave të anëtarësimit do të ishte një nxitje dhe do të zhvillonte më tej reformat, duke ofruar një perspektivë të besueshme dhe të prekshme të BE-së”, nënvizohet në këtë dokument.
Një administratë e pavarur dhe profesionale kërkohet në nivel qendror, lokal, por dhe për organet zgjedhore. Legjislativi europian kujton përmbushjen e rekomandimeve të OSBE-ODIHR në prag të zgjedhjeve të 21 Qershorit.
Sundimi i ligjit dhe reforma e gjyqësorit mbeten të rëndësishme, ndërkohë vlerësohen masat e marra të sigurisë për trajtimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj, kundër terrorizmit e radikalizimit, por mbetet sfida për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.
Në kompromiset e eurodeputetëve përmendet dhe pavarësia e medias, e autoritetit rregullator të saj, si dhe mjedisi i lirë i punës për gazetarët. Vendit i kërkohet të përpilojë një strategji kombëtare për energjinë dhe PE mendon se Shqipëria duhet të investojë më shumë në projektet e energjisë së rinovueshme e të infrastrukturës. Vendi ftohet të përshtatë Direktivën e BE-së që synon ekologji dhe gjendje të mirë kimike për të gjitha sipërfaqet ujore natyrale.
Amendamenti i fundit i arritur me kompromis flet për rolin ndikues të Shqipërisë në rajon, veçanërisht për Kosovën e Maqedoninë, por Tirana “ftohet të marrë pjesë në mënyrë aktive për të zbatuar strategjinë adriatiko-joniane të BE-së”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY