Arratisja nga burgu i Drenovës, Prokuroria kërkon 136 vjet burg për 4...

Arratisja nga burgu i Drenovës, Prokuroria kërkon 136 vjet burg për 4 të dënuarit dhe 5 bashkëpunëtorët

121
0
Shares

Prokuroria e Korçës kërkoi sot, 136 vjet burg për katër të dënuarit dhe pesë bashkëpunëtoret e tyre në arratisjen e bujshme nga burgu i Drenovës.
Për të arratisurit Admir Tafili, Fran Marashi dhe Gëzim Gora, Prokuroria e Korçës kërkoi dënimin me nga 20 vite burg, ndërsa për Artur Gorën, gjithashtu i arratisur me grupin e të dënuarve, organi i akuzës kërkoi 10 vjet heqje lirie.
Për bashkëpunëtorët organi i akuzës kërkoi nga 11 vjet deri në 18 vjet.
Ata akuzohen për veprat penale “largim nga vendi i vuajtjes së dënimit, armëmbajtje pa leje, drejtim i mjetit pa dokumentacion përkatës, ndihmë për largimin nga vendi i vuajtjes së dënimit”.
Arratisja e bujshme nga burgu i sigurisë së Lartë në Drenovë ndodhi mbrëmjen e 23 nëntorit të vitit 2013 dhe aventura për 7 të dënuarit zgjati vetëm pak ditë, pasi të gjithë u vunë në pranga. Admir Tafili, Fran Marashi dhe Gëzim Guri u arrestuan në një magazinë në Përrenjas vetëm një ditë pasi arritën të dilnin nga qelitë e burgut në Korçë. Për arsye sigurie, tre të dënuarit u zhvendosën në burgun e Peqinit për vazhdimin e vuajtjes së dënimit të përjetshëm për vrasje.
Admir Tafili është personi i cili ka marre përsipër autorësinë e organizimit të arratisjes në vitin 2013. Admir Tafilit, Fran Marashit, Gëzim Gurit vuajnë dënimin me burgim të përjetshëm për vrasje.
 

Pretenca për të arratisurit
Admir Tafili – 20 vite
Fran Marashi  – 20 vite
Gezim Guri  – 20 vite
Artur Gora – 10 vite
 
Pretenca për bashkëpunëtorët
Alfred Qefalia – 10 vjet
Bledian Çela – 15 vjet
Albi Mecini – 12 vjet
Ervis Lami – 18
Olsi Maci  – 11 vjet

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY