Itali, arrestohet Gëzim Sallaku, biznesmeni shqiptar, president i një klubi futbolli

Itali, arrestohet Gëzim Sallaku, biznesmeni shqiptar, president i një klubi futbolli

273
0
Shares

Mediat italiane shkruajnë sot për arrestimin e një biznesmeni shqiptar në Brescia. Bëhet fjalë për Gëzim Sallakun, i cili është edhe Presidenti i Klubit të Futbollit “Darfo”.
Gazeta “Il Giorno”, shkuan se për klubin ka qenë një surprizë e pakëndshme arrestimi i Sallakut nën akuzën e pastrimit të parave dhe mashtrimit.
Klubi i futbollit kërkon të sqarohet gjithçka në lidhje me arrestimin.
Gëzim Sallaku, 42-vjeç njihet për pasurinë e madhe që ka. Në vite ai ka krijuar një perandori të vërtetë, mes restorantesh e kompanishë ndërtimi.
Që nga vera e kaluar ai mban edhe postin e Presidentit të Klubit të futbollit “Darfo”. Mediat italiane shtojnë se Sallaku ka pasur probleme me drejtësinë edhe më herët. Në 2002 u arrestua për trafik makinash luksoze, të cilat pasi grabiteshin rishiteshin në Europën Lindore.
Sallaku njihet ndër të tjera me nofkën “talebani” apo “Zim”, siç sqarojnë burime pranë grupit të hetimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY