Fatmir Mediu: Asambleja e PR do të për koalicionin zgjedhor, kusht i...

Fatmir Mediu: Asambleja e PR do të për koalicionin zgjedhor, kusht i vetëm fitorja e përbashkët me PD

81
0
Shares

Fatmir Mediu la të kuptohet se negociatat me Partinë Demokratike për koalicion të mundshëm në zgjedhjet lokale janë në dorën e Partisë Republikane. Kreu i PR-së në një deklaratë për mediat, tha se do të jetë asambleje e kësaj partie e cila do të vendose se si do të dalin në zgjedhje, të vetëm apo në koalicion me Partinë Demokratike.
Por republikani Mediu tha se koalicioni me Partinë Demokratike, vazhdon ende.
Mediu tha se partia që ai drejton nuk ka vënë asnjë kusht as për Durrësin dhe as për ndonjë bashki tjetër. Ai u shpreh se sipas sondazheve të zhvilluar, Agron Duka është kandidati më i privilegjuar në Durrës.
Kreu republikan tha se “kushti” i vetëm në negociata është arritja e fitores së bashku, dhe në këtë kontekst tha ai, Partia Republikane do të vlerësojë të ardhmen e negociatave pasi Partia Demokratike të propozojë kandidatin e saj. Nëse ky emër në këndvështrimin e republikanëve, nuk i ofron mundësitë për të sjellë fitoren në Durrës përballë kandidatëve të majtë, atëherë tha Mediu, Partia Republikane do të dalë e vetme në zgjedhje.
“Ajo që ngelet për tu diskutuar është Durrësi. Kemi bërë një sondazh për Dukën përballë kandidatëve të PD-së dhe të PS-së ku rezulton që Duka është fitues dhe këtë ia thashë Lulzim Bashës. E rëndësishme është të mos hyjmë në aventura, thelbi në një garë elektorale është fitorja dhe respekti reciprok ndaj njëri-tjetrit.
Nuk kemi vendosur asnjë kusht, kemi dashur që të fitojmë, kushti është që të fitojmë së bashku. Vendimi i ngelet strukturave të PR-së edhe vetë Dukës, nëse Duka do të garojë do të kemi garën tonë elektorale. Nuk ka një vendim përfundimtar, kemi pritur që të dalë një propozim nga PD që ta vlerësojë. Jemi afër dhe larg një koalicioni”, u shpreh kreu i republikanëve Fatmir Mediu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY