Gjermani, sherr masiv ndërmjet azilkërkuesve nga Shqipëria dhe Eritrea, 16 të plagosur

Gjermani, sherr masiv ndërmjet azilkërkuesve nga Shqipëria dhe Eritrea, 16 të plagosur

77
0
Shares

Një sherr masiv me përdorimin edhe të mjeteve të forta ka ndodhur në Gjermani në një qendër azilkërkuesish mes shqiptarëve dhe disa shtetasve nga Eritrea.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat gjermane sipas të cilave, ngjarja ka ndodhur në kampin për pranim të azilkërkuesve në Harburg të Hamburgut, ku janë konfliktuar rreth 40 persona, të gjithë meshkuj të moshës 20-40 vjeç. Si pasojë e sherrit mes palëve kanë mbetur të plagosur 16 persona ndërsa janë vënë në pranga 18 persona.
Sipas mediave gjermane, gjatë konfliktit janë përdorur edhe shkopinj dhe objekte të tjera të forta. Përfaqësuesit e autoritete gjermane e shpjegojnë gjendjen e tensionuar me mbipopullimin e qendrës së azilit dhe me tejkalimin e afatit të lejuar ligjor (mbi tre muaj) të qëndrimit të emigrantëve në këtë ambient.
Mediat gjermane bëjnë të ditur se për të neutralizuar konfliktin përgjegjësve të sigurisë në qendrën e azilkërkuesve u është dashur të kërkojnë ndihmë masive nga policia. Rreth 19 makina policore, një tren me policë federalë si dhe një helikopter policor kanë arritur të sjellin qetësi në qendër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY