Prodhimi vendas në vështirësi, çmimet e ushqimeve rriten 4.7 për qind në...

Prodhimi vendas në vështirësi, çmimet e ushqimeve rriten 4.7 për qind në mars

87
0
Shares

Çmimet e ushqimeve këtë pranverë kanë shënuar rritje jo të zakonte krahasuar me të njëjtën periudhë më parë duke ndikuar kështu në rritjen e nivelit të përgjithshëm të çmimeve.
Përkeqësimi i kushteve në prodhimin vendas nga përmbytjet në Jug të vendit kanë bërë që çmimet e ushqimeve të rriten me një mesatare mbi 4.5 për qind nga rreth 2.1 për qind që kanë qenë ritmet e rritjes që nga fillimi i vitit që shkoi.
INSTAT njoftoi se, inflacioni prej 2.2 për qind në muajin mars është ndikuar me +1.84 pikë përqindje nga çmimet në grupin e Ushqime dhe pije joalkoolike.
Rritja e përgjithshme çmimeve “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 4.7 për qind. Brenda këtij grupi çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 14.6 për qind, pasuar nga nëngrupi “zarzavate përfshirë patatet” me 13.8 për qind, “qumësht, djathë e vezë” me 2.5 për qind, etj.
Pikat e pakicës pohojnë një rritje zinxhir të çmimeve edhe në artikujt e tjera industriale që nuk kanë të bëjnë me prodhimin vendas, me nga 10-20 lekë. Arsyetimi i tregtareve të pakicës për këtë rritjet lidhet me efektet që kanë dhënë rritja e përgjithshme e taksave.
Banka e Shqipërisë shpjegon se në afat të shkurtër, agjentët ekonomikë presin nivele të ulëta inflacioni. Ky parashikim nuk inkurajon rritjen e konsumit dhe të investimeve.
Nisur nga pritshmëritë Banka e Shqipërisë parashikon se, me një mundësi të lartë ndodhjeje – inflacioni do të marrë vlera brenda intervalit 1.8 – 4.4 për qind pas 4 tremujorëve.
Faktorë rreziku që mund të ndikojnë në rënien e inflacionit janë shkalla më e ulët e rikuperimit të ekonomisë, rënia më e fortë e çmimeve në tregjet botërore dhe materializimi i efekteve të raundit të dytë të rënies së çmimit të naftës në vend, ka referuar Guvernatori, Sejko në deklaratën e fundit për vendimin e politikës monetar. Sipas tij në anën tjetër, faktor i cili mund të ndikojë në një rritje më të shpejtë të inflacionit në të ardhmen, është rritja e çmimit të produkteve bujqësore si pasojë e dëmtimit të tokave bujqësore nga përmbytjet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY