Skandali me tokat, prej 20 vjetësh pronarë por nuk e dinin, u...

Skandali me tokat, prej 20 vjetësh pronarë por nuk e dinin, u njoftuan nga TAP për kompensim

90
0
Shares

Për 20 vjet me radhë iu është mbajtur e fshehur që ishin pronarë të tokave të tyre. Këtë gjë banorët e fshatit Grecalli në komunën Qendër të Fierit e zbulojnë pasi TAP i njoftoi për kompensim.
Ndërsa u njoftuan se do të kompensohen për tokat ku do të kalojë TAP, por nuk e dinin se i kishin këto prona, banorët e fshatit Grecalli protestuan përpara komunës Qendër në Fier duke kërkuar sqarime për atë që e quajnë një mashtrim nga kreu i komunës Harrilla Mile.
Janë rreth 100 familje rezultojnë me toka nga ligji nr. 7501 por prej 20 vjetësh nuk ishin në dijeni e për pasojë nuk kanë aplikuar për certifikatë pronësie.
Zbulimi është bërë dy muaj më parë kur TAP bazuar në të dhënat e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive u ka dërguar njoftime për të proceduar me kompensim financiar.
Nëse nuk gjejnë zgjidhje do të zaptojnë tokat me forcë.
Por për komunën, fakti që këta fermerë rezultojnë pronarë në hipotekë është një mister.
Në regjistrin kadastral të ZVRPP-së rezultojnë se kanë marrë nga 2 dynymë për frymë rreth 100 familje nga fshati Grecalli, me  afërsisht 50 ha tokë djerrë në një fshat fqinj.
Në Fier nga TAP preken 5 komuna dhe fermerët do të kompensohen për tokën ku do të shtrihet gazsjellësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY