Frika e azilit, Policia e Shtetit “mbyll” kufirin, për 72 orë ju...

Frika e azilit, Policia e Shtetit “mbyll” kufirin, për 72 orë ju ndalohet udhëtimi jashtë 750 shtetasve

59
0
Shares

Për 72 orë policia e shtetit u ka refuzuar të drejtën e udhëtimit në zonën “Shengen” për rreth 750 shtetasve shqiptarë në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë, të cilët rezultuan në shkelje të procedurave për udhëtim jashtë vendit.
Përmes një deklarate për shtyp Policia e Shtetit informon se ka shtuar masat e kontrollit në pikat kufitare, me qëllim garantimin e lëvizjes së lirë të shtetasve dhe përmbushjen e detyrimeve ndaj partnerëve ndërkombëtarë.
Refuzimi i tyre ka ndodhur në kuadër të masave të me qëllim garantimin e lëvizjes së lirë të.
Nga ana e saj Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e lëvizjes në zonën “Shengen”, duke udhëtuar me dokumentacionin e rregullt dhe duke respektuar ditët e qëndrimit. Po ashtu nënvizohet fakti se është absolutisht e pamundur që shqiptarët, të fitojnë azil politik në vendet e BE-së.
“Ministria e Punëve të Brendshme fton edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e lëvizjes në zonën ‘Shengen’, duke udhëtuar me dokumentacionin e rregullt dhe duke respektuar ditët e qëndrimit, thuhet në njoftimin e shpërndarë sot nga kjo ministri duke rikujtuar se, është absolutisht e pamundur që shtetasit shqiptar, të fitojnë azil politik në vendet e BE-së”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY