Rikthehet Champions League, luhen sot çerekfinalet e para

Rikthehet Champions League, luhen sot çerekfinalet e para

68
0
Shares

Çerekfinalet e Champions League rikthejnë futbollin e madh Europian.
Gati një vit pas finales mes Real dhe Atletico kjo ndeshje përsëritet. Fitorja e trofeut në Lisbonë për ekipin e Ancelotti ishte një disfatë për atë të Simeone që ka mundësinë të hakmerret.
Sfida e parë do të luhet në “Vicente Calderon”. Atletico i rikthehet Mandzukic. Te Real i gëzohen riaftësimit të James Rodriguez, por më tepër Cristiano Ronaldo që është përsëri në formë duke shënuar përsëri gola.
Po sot luan edhe Juventus, që po kërkon pjesëmarrjen në gjysmëfinale pas 12 vitesh. Kundërshtari është Monaco. Ekipi italian do të ketë në këtë sfidë edhe Pirlo. Massimiliano Allegri nuk beson se ka përballë një kundërshtar të lehtë.
Të dy takimet do të nisin në ora 20:45. Nesër do të luhen ndeshjet e tjera çerekfinale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY