Eurodeputetët Flekenstein dhe Kukan: Qeveria shqiptare ka ende shumë rrugë për integrimin...

Eurodeputetët Flekenstein dhe Kukan: Qeveria shqiptare ka ende shumë rrugë për integrimin në BE

65
0
Shares

Pas miratimit të draft-rezolutës për Shqipërinë në Parlamentin Europian, raportuesi Knut Flenkenshtain dhe Zëvendëspresidenti i delegacionit për Shqipërinë Eduard Kukan, bënë të ditur në një intervistë për “ABC News”, se në fokus të draft-rezolutës ishin korrupsioni, krimi i organizuar dhe sistemi i drejtësisë.

Problemet kryesore që nënvizohet në draft-rezolutën tuaj kanë të bëjnë me nivelin e lartë të korrupsionit, krimit të organizuar, forcimit të sistemit të drejtësisë. A mendoni se këto shqetësime u reflektuan edhe gjatë votimit të këtyre amendamenteve?
Knut Fleckenstein:
Unë personalisht jam i kënaqur me draftin siç u votua në komisionin e punëve të jashtme. Nuk jam i gëzuar me çdo amendament që u votua, apo çdo fjali të amendamenteve, por ky është rezultati i gjetjes së një kompromisi. Është e rëndësishme për ne, që të inkurajojmë qeverinë shqiptare për vazhdimin e përpjekjeve në rrugën e integrimit europian dhe gjithashtu të themi që mbetet ende shumë për të bërë. Por kam përshtypjen që kjo kuptohet mirë nga të dyja palët.
 
Ju nënvizuat dje se mbështesni amendamentet që reflektojnë zhvillimet gjatë muajve të fundit në vend. Jeni i kënaqur me votimin e tyre?
Eduard Kukan:
Siç e tha dhe kolegu, për çdo gjë duhet gjetur kompromis. Nuk mund të jesh gjithmonë i kënaqur, por mund të pranosh rezultatin. Mesazhi i rezolutës është që ka një progres në luftën kundër krimit të organizuar lidhur me disa aksione konkrete që janë ndërmarrë nga qeveria shqiptare që ne i kemi përgëzuar, por gjithashtu thuhet që nevojitet të bëhet shumë më tepër në këtë drejtim, ashtu si edhe për reformën e gjyqësorit. Mesazhi në rezolutë është i ekuilibruar.
 
Por për administratën publike, të cilës ju i kushtoni një vëmendje të veçantë, A ju duket se votimi reflektoi mbështetjen e qëndrimit tuaj edhe nga eurodeputetët e tjerë?
Knut Fleckenstein:
Mendoj se po, sepse ne vlerësojmë fillimin e punës për ligjin për shërbimin civil. Ne inkurajojmë, që të vazhdohet në këtë drejtim, pasi ky është orientimi i duhur drejt Bashkimit Europian.
Eduard Kukan: Unë thashë dje që në fakt, reforma për administratën publike është e kontestuar në Shqipëri. Ajo kontestohet nga opozita. Por shpresoj, që ky proces do të çojë në përmirësimin e administratës publike dhe të një shërbim më të mirë civil në Shqipëri.

Ju u shprehët dje, se nuk jeni zëdhënësi i qeverisë dhe as instrument i opozitës. A do të thotë kjo që ju ka ardhur në majë të hundës me presionin që vjen nga Tirana?
Knut Fleckenstein:
Nuk është se më ka ardhur në maje të hundës, por u befasova kur konstatova, se sa të zellshëm ishin disa deputetë shqiptarë për të më dhënë këshilla të mira. Si përfundim, mua m’u desh që të bindja kolegët e mi të grupimeve të tjera politike në Parlamentin Europian, sepse është një rezolutë e Parlamentit Europian dhe s’bëhet fjalë për të bindur kolegët në Kuvendin e Shqipërisë.
 
Ju i thatë gjithashtu jo kryetarit të komisionit Elmar Brok, që po sugjeronte që kritikën e Parlametit Europian për deklaratat e kryeministrit Rama për bashkim kombëtar ta përfshinte në rezolutë?
Knut Fleckenstein: Gjatë debatit të djeshëm u tha qartësisht nga të gjitha grupimet politike, se ne nuk jemi të kënaqur me intervistën në të cilën zoti Rama ka folur për këtë, por nuk duhet ta ekzagjerojmë.
Eduard Kukan: Ne e diskutuam gjerësisht dje dhe si rezultat arritëm në këtë përfundim.
 
Ne dëgjuam që kjo çështje do të diskutohet sërish këtë javë apo jo?
Eduard Kukan: Po, ne mund ta trajtojmë këtë çështje gjatë seancës plenare kur të aprovojmë përfundimisht rezolutën. Po ta bënim sot,  do të ishte e parakohshme. Janë çështje të rëndësishme, ndaj duam të marrim kohën e duhur për të parë se si do ta trajtojmë në mënyrë tërësore.
 
Duke qenë se ju jeni dy ndërmjetësit për marrëveshjen e dhjetorit që përfshin edhe dekriminalizimin,  a mendoni, që paketa e dekriminalizimit nuk ka asnjë shans për t’u aprovuar në qershor për zgjedhjet lokale?
Knut Fleckenstein:
Nuk e di. Unë thjesht kam dëgjuar për raste specifike nga të dyja palët, ku duket se dekriminalizimi  perceptohet shumë i rëndësishëm për palën kundërshtare, por jo brenda për brenda forcës politike dhe për spektrin politik të gjerë. Do ta shohim se si do të rrjedhin ngjarjet. Por shpresoj, që zgjedhjet lokale të jenë një hap në drejtimin e duhur.
Eduard Kukan: Nëse procesi i dekriminalizimit do të finalizohet para kësaj,  pa diskutim që do të ndihmonte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY