SHBA nxjerr Kubën nga lista e terrorizmit

SHBA nxjerr Kubën nga lista e terrorizmit

49
0
Shares

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Barack Obama do ta heqë Kubën nga lista e shteteve që mbështesin terrorizmin, një hap kyç në përpjekjet e tij për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.
Obama e mori vendimin përfundimtar pas një rishqyrtimi që Departamenti i Shtetit i bëri pranisë Kubës në këtë listë. Përcaktimi si shtet që mbështet terrorin ka qenë një njollë mbi krenarinë e Kubës dhe një pengesë e madhe në përpjekjet për riparimin e lidhjeve ndërmjet Uashingtonit dhe Havanës.
Në një mesazh për Kongresin, Presidenti Obama thoshte se qeveria e Kubës “nuk ka ofruar ndonjë mbështetje për terrorizmin ndërkombëtar”,  në gjashtë muajt e fundit.
Ai u thoshte gjithashtu ligjvënësve se Kuba “ka dhënë garanci se nuk do të mbështesë aktet e terrorizmit ndërkombëtar në të ardhmen”.
Njoftimi i së martës vjen pak ditë pas takimit që Presidenti Obama dhe presidenti kuban Raul Castro patën në kuadrin e një samiti rajonal në Panama. Bisedimet shënuan takimin e parë zyrtar mes udhëheqësve të dy vendeve të tyre prej një gjysmë shekulli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY