Ministrja Kodheli nuk mban premtimin, flaken në rrugë 70 punonjës të Kombinatit...

Ministrja Kodheli nuk mban premtimin, flaken në rrugë 70 punonjës të Kombinatit të Poliçanit

76
0
Shares

Ministrja Mimi Kodheli ju heq të vetmen mundësi punësimi ndwrsa flaken në rrugë 70 punonjës të Kombinatit Mekanik të Poliçanit. Ndryshe nga çfarë kishte premtuar dhe siguruar më se një vit më parë Mimi Kodheli, 70 punonjës të Kombinatit Mekanik në Poliçan janë pushuar nga puna, ndërsa ata sot janë ngritur në protestë kundër pushimit të tyre.
Sipas ish-punonjësve të kombinatit të Poliçanit, ata janë shkarkuar me motivacionin se u mbyllën vendet e punës. Protestuesit tubuan para ambienteve të kombinatit, ndërsa ata tashmë kërkojnë të trajtim të veçantë me pension të parakohshëm. Protestuesit paralajmërojnë se do t’i përshkallëzojnë protestat e tyre nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh.
Ndërkohë, më se një vit më parë, Ministrja Kodheli gjatë një vizite në këtë kombinat kishte siguruar punonjësit e tij se, “Kombinati i Poliçanit i vetmi mundësi punësimi për banorët e zonës. Kërkohet siguri absolute për punonjësit dhe komunitetin, si dhe të minimizohet ndotja e ambientit”.
Premtimi i ministres është harruar shpejt dhe , sot, pas 15 muaj nga ky premtim, 70 familjeve të zonës ju është hequr kjo “mundësi e vetme punësimi”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY