Haki Çako emërohet Drejtori i Policisë së Shtetit në vend të Artan...

Haki Çako emërohet Drejtori i Policisë së Shtetit në vend të Artan Didit të dorëhequr

117
0
Shares

Haki Çako është emëruar sot, drejtori i ri i Policisë së Shtetit pas dorëheqjes së Artan Didit nga ky post më 31 mars. Ka qenë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i cili i ka propozuar kryeministrit Edi Rama, emrin e Haki Çakos në krye të Policisë. Propozimi për Haki Çakon, për postin e Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, u firmos nga kryeministri Edi Rama.
Haki Çako ka nisur karrierën e tij në janar të vitit 1998, si shef i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Kuçovë, e në Shtator të të njëjtit vit si shef i Policisë Krimnale të Komisariatit nr. 1 në Tiranë. Më pas, është emëruar si inspektor kundër Akteve Terroriste. Në vitin 2003, ka mbajtur detyrën e specialistit në Zyrën e Luftës kundër Drogave të Forta, dhe më pas shef i Komisariatit të Policisë Vlorë. Në vitin 2006 është emëruar specialist i Antiterrorit në Elbasan, për tu larguar më pas me dëshirën e tij.
Në vitin 2010 rikthehet si specialist në Sektorin e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit dhe më pas si shef Sektori kundër Trafiqeve në kryeqytet. Në vitin 2013 emërohet drejtor i Qarkut të Gjirokastrës. Në Shtator të viti 2014 emërohet zëvendësdrejtor i Përgjithshëm për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, detyrë që e ka mbajtur deri në 31 mars të 2014, për tu komanduar në krye të Policisë së Shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY