Besimi tek ecuria ekonomike pëson rënien në 3-mujorin e parë të vitit...

Besimi tek ecuria ekonomike pëson rënien në 3-mujorin e parë të vitit 2015

72
0
Shares

Besimi në ecurinë ekonomike ka pësuar rënien më të madhe të regjistruar që prej fundit të 2013. Banka e Shqipërisë ka publikuar raportin ku theksohet se në tre mujorin e parë të këtij viti besimi në situatën e përgjithshme ekonomike ka rënë me 4.6 për qind . Rënie ka pësuar edhe besimi i konsumatorëve të cilët kanë ulur ndjeshëm shpenzimet.
Situata e përgjithshme e ecurisë ekonomike në Shqipëri dhe gjendja e përgjithshme e biznesit u vlerësuan në rënie gjatë tremujorit të parë të 2015, pasi ishin vlerësuar në rritje për disa tremujorë.
Banka e Shqipërisë ka publikuar raportin e ndjesisë ekonomike për tremujorin e parë të 2015. Sipas Bankës së Shqipërisë, besimi në ekonomi ka rënë me 4.6 për qind. Ky nivel i besimit  vlerësohet se është 0.5 pikë nën mesataren afatgjatë.
Rënia e treguesit të ndjesisë ekonomike në tremujorin e parë u përcaktua  se ka ardhur nga rënia e besimit në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe nga rënia e besimit të konsumatorëve. Në masën më të madhe (67 për qind) e  bizneseve raportojnë se do t’i përballojnë kufizimet financiare me kredi bankare dhe një pjesë (19 për qind) me porosi me parapagim.
Por më pozitive është situata e investimeve të reja gjatë gjashtëmujorit të kaluar u rrit dhe bizneset presin rritje të investimeve edhe për gjashtëmujorin e ardhshëm. Treguesi i besimit të konsumatorëve gjithashtu ra me 2.7 pikë përqindje në tremujorin e parë të vitit duke konfirmuar trendin rënës të nisur në tremujorin e kaluar.
Kjo ka bërë që qytetarët të ulin shpenzimet por në uljen e besimit të konsumatorëve në ekonomi kanë kontribuar edhe pritjet e konsumatorëve për situatën ekonomike dhe financiare në vend.
Konsumatorët e vlerësojnë situatën financiare dhe ekonomike në vend të përkeqësuar në tremujorin e parë të vitit. Pritjet e tyre për nivelin e papunësisë në gjashtë muajt e ardhshëm janë pesimiste. Gjithashtu, konsumatorët perceptojnë kosto të rritur jetese, ndërsa balanca e kursimeve ka pësuar një rënie të lehtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY