Vlorë, vajza djeg nënën e saj

Vlorë, vajza djeg nënën e saj

90
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në qytetin e Vlorës, ku një grua 54-vjeçare ka djegur me benzinë nënën e saj të moshuar. Sipas burimeve nga policia lokale, dyshohet që vajza 55-vjeçare e të moshuarës, e cila vuan nga probleme mendore i ka hedhur në trup lëndë djegëse nënës së saj.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar, ku uniformat blu kanë mbërritur menjëherë me të marrë lajmin.
Forca të shumta policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Fillimisht agjentët kanë vënë në pranga 54-vjeçaren e identifikuar me inicialet Rita Shakaj, ndërsa kanë shoqëruar për në spital nënën e saj 84 vjeç.
Sipas burimeve nga policia lokale, dyshohet që vajza 54-vjeçare e të moshuarës, e cila vuan nga probleme mendore i ka hedhur në trup lëndë djegëse nënës së saj. Ndërkohë, nga të dhënat paraprake, mësohet se gjendja e 84-vjeçares, paraqitet në gjendje kritike për jetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY