Zgjedhjet, kryeprokurori Adriatik Llalla: Hetim kandidatëve të përfolur për lidhje me krimin

Zgjedhjet, kryeprokurori Adriatik Llalla: Hetim kandidatëve të përfolur për lidhje me krimin

54
0
Shares

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla deklaron se prokuroria ka nisur verifikimin për të gjithë kandidatët për zgjedhjet.
Deklarata u bë nga kryeprokurori pas Tryezës së Rrumbullakët me temë: “Gjykimi penal dhe Unifikimi i praktikes gjyqësore”, që zhvilloi paraditen e sotme Gjykata e Lartë.
Në një prononcim për mediat, Llalla bëri të ditur se ka nisur hetimet për të gjitha ato raste të dyshimta të kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit
“Për të gjithë rastet që ka kallëzim dhe normalisht do hetohen. Hetime dhe për të gjitha rastet e bëra publike kur ka dyshime të arsyeshme. Prokuroria ka hetuar dhe do vijojë të hetojë për të gjitha rastet e bëra publike”, u shpreh Llalla.
Hetimet kanë nisur sipas Adriatik Llallës pas denoncimeve që janë bërë për disa prej kandidatëve. Denoncimet sipas kryeprokurorit janë bërë nga forcat politike kundërshtare por edhe nga media e cila ka qenë nën monitorimin e prokurorisë.
“Së shpejti do të kemi rezultate për hetimin e kandidatëve”, tha kryeprokurori Adriatik Llalla. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY