Berisha – Kokëdhimës: Burracak e frikacak që fshihesh pas çitjaneve të Ramës

Berisha – Kokëdhimës: Burracak e frikacak që fshihesh pas çitjaneve të Ramës

97
0
Shares

Projektligji për ndërtimin e rrugës së Arbrit kanë sjellë reagime të ashpra mes deputetit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, dhe atij socialist, Koço Kokëdhima. Mes dy deputetëve nuk kanë munguar akuzat drejtuar njëri-tjetrit. Sipas Berishës, qeveria e ndryshoi marrëveshjen për këtë rrugë, e cila vjen e dyta për nga rëndësia, siç ishte dhe autostrada Durrës-Morinë.
Ish-kryeministri ka akuzuar mazhorancën se ka ndryshuar projektin, ndërsa theksoi se kostoja për ndërtimin e saj shkon deri në 1 miliard lekë. Sakaq, ai nuk ka kursyer dhe fjalët drejtuar deputetit të Qarkut të Vlorës, Kokëdhimës, duke e cilësuar atë si një frikacak dhe se ‘fshihet pas çitjaneve të kryeministrit Rama’.
Ndërkohë, Koço Kokëdhima teksa ka replikuar me Berishën, ka deklaruar se nuk ka bërë asnjë shkelje dhe se nuk ka frikë nga askush. Më tej, Kokëdhima theksoi se projekti për ndërtimin e Rrugës së Arbrit u la përgjysmë nga qeveria e kaluar. Sipas Kokëdhimës, koha e Berishës përfundoi dhe se shqiptarët nuk i besojnë më historive të tij.

Sali Berisha: Koço Kokëdhima burracak e frikacak që fshihet pas çitjaneve të Edi Ramës
Nga foltorja e Kuvendit, deputetit i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi qeverinë e PS-së për ndryshimin e projektit për rrugën e Arbrit. Më tej, Berisha lëshoi një lumë akuzash ndaj deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima, duke e cilësuar atë si frikacak dhe se fshihet pas mikut të tij, Rama.
“Mashtrime ordinere. Kontrata që kur ka ardhur në fillim ka qenë pa garanci sovrane. As ka pasur skadim, apo mosskadim. Ka qenë kredi e butë, me të gjithë interesat. Ka qenë e detyruar të kompensohet për trafikun e munguar. Sa i takon diskutimit të burracakut dhe frikacakut dhe futët këtu apo fshihet pas çitjaneve të Ramës. Por e kuptoj si mjek. Nëse gjen një metër katrorë nga Rrogozhina e Konispol timen apo të fëmijëve të mi, ta gëzosh, pasi nuk do gjesh. Thuaj këtu para parlamentit se kur do shkosh në gjykatë. Ti e personalizon këtë vend. Por lidhjet e tua me sivllaun tënd Rama, pasi dihen tashmë lidhjet e tua me të. Nuk harrohen”,  tha Berisha.
Më tej ai shtoi se, “Sot parlamenti voton një nga projektet për të cilat qeveria e PD dhe koalicioneve punoi me përkushtimin më të madh, ndërtoi më shumë se gjysmën e saj. Por mbeti pjesë më e vështirë e Qafë Murrizit për tu ndërtuar. Vlerësoj kontratën që jua lamë në trashëgimi. Ndërtimi i kuaj rruge ka një fizibilitet të madh. Keqardhja është se nuk është në katër korsi, për mbi bazën e trafikut, do bëhet me 4. Si rrugë, Rruga e Arbrit është segmenti më i shkurtës që bashkon Tiranën – Peshkopi – Shkup, duke e zvogëluar 1-4 km distancën mes dy kryeqyteteve. Kostoja e saj është jashtëzakonisht e madhe, rreth në 1 miliard. Unë jam gati ta votojë. Duke e thënë këtë, ne jemi serioz, dhe nuk fshehim asgjë. Këtu biem dakord që ta ndërtojmë atë. Duhet ndërtuar, pasi është rruga e dytë e Kombit, me efekte jashtëzakonisht pozitive. Zoti Ristani, në replikë me Kokëdhimën i kujton atij një fjalë të gjyqit të vetë: ‘Biro mos merr dhe jep te Kokëdhimat’. Në regjistrin e Jorgo Zografit, Kokëdhimat janë në krye të listës. Regjistri i Zografit ishte regjistri i antishqiptarëve. E dinë të gjithë. Kjo është ditë e zëzë për parlamentin, pasi të triumfojë Koço. Kushtetuta bën fjalë vetëm për përfitim. Kushtetuta bën fjalë në mënyrë taksative dhe është e qartë si kristali. Pastaj bëhet Ungjilli sipas Koços, del si versioni i Karl Marksit. Koço, ik në gjykatë dhe zbato vendimin. Ti ke frikë nga hija jote, ndaj mos e koçizo parlamentin. Shko në Gjykatë Kushtetuese dhe fito të gjitha. Dhe nëse e fiton ke të drejtë 24 orë kundër Sali Berishës. Në këtë mënyrë është më e ndershme të sjellë Argon Canen në parlament”, tha Berisha.

Koço Kokëdhima: Unë jam këtu, nuk kam frikë
I ashpër ka qenë reagimi i deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima ndaj deputetit të PD-së, Sali Berisha. Kokëdhima, nga foltorja e Kuvendit ka pohuar se ‘Shporru Sali, koha jote mbaroi”. Duke u ndalur te Rruga e Arbit, deputeti i PS-së theksoi se PD-ja abuzoi me kredinë.
“Rruga e Arbrit është një rrugë e nisur para 23 qershorit të 2013-ës. Kjo rrugë ishte e kontraktuar dhe e lënë në mes, siç kishte braktisur shumë punë qeveria e kaluar. Ne e gjetëm procesin e kësaj marrëveshje të hapur dhe dua të kujtojë këtu se marrëveshja që po negocionte qeveria e kaluar ishte me kushte më të disfavorshme. Në studimin e fizibilitetit, mbi të cilin ishin hapur negociatat nga PD-ja, huaja parashikohej 9.5 për qind. Ti (Berishës) nuk e ke problem të gënjesh. Qeveria jonë negocioi me kushte të favorshme, duke kalkuluar interesa të tjerë. Qeveria jonë, e zhvilloi këtë negociatë në një moment kur Shqipëria e kishte humbur garancinë sovrane. Dhe ndaj, qeveria jonë ishte e detyruar të kërkonte rrugë të tjera, siç ishte një marrëveshje e tillë. Se si e ke qeverisur vendin ti, këtë e dinë të gjithë shqiptarët. I more shtetit shqiptar 10 mijë hektarë tokë në Vlorë, për fëmijët tuaj. Unë punova, ju ishit ata që e pretë dhe e tradhtuar vendin. i dhe shqiptarëve këtë varfëri, situatë kritike. Unë të the se historitë e tua kanë përfunduar, ti je ai që flet për dekliminalizimin. Por duke pasur në qafë tërë ato akuza, ato vrasje që kreve, në 97, në 21 janar, pasi je thjesht një frikacak. Të them se koha jote ka mbaruar dhe kurrë nuk kthehesh më në pushtet. Së fundmi, nga një penxhere më nxjerr dhëndrin, nga një tjetër fëmijët. Ndaj unë jam këtu dhe skam frikë. Unë kam bërë biznes dhe i gëzojë ato hapur dhe s’jam si ty që i fsheh. Nuk ju marr dorën se ku shkoj unë, pasi mu a më ka zgjedhur populli. 5-0 do jeni në 21 qershor”, tha Kokëdhima.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY