Petagogët peticion kundër ligjit të arsimit të lartë: Ministria tjetër variant ka...

Petagogët peticion kundër ligjit të arsimit të lartë: Ministria tjetër variant ka bërë publik, tjetër ka miratuar në qeveri

57
0
Shares

Për akademikët, drafti i prezatuar më herët nga Ministria e Arsimit nuk është i njëjtë me variantin që u miratua në qeveri.
Forumi për Liri Akademike ka kundërshtuar edhe një herë draftin e ri të arsimit të lartë. Akademikët thanë se ky draft nuk është ai që u është prezantuar më heret. Ata kërkuan firmosjen e një peticioni për të ndaluar këtë format që të mos shkojë në parlament. Ata u shpehën se Ministria e Arsimit nuk ka marrë asnjë sugjerim të tyre dhe se me këtë ligj, Universitetet kthehen hapa pas.
Duke kundërshtuar në tërsi draftin, pedagogu i gazetarisë Mark Marku tha se do të fimosin një peticion, akademikët, studentët dhe qytetarët me qëllim që ky projekligj të bllokohet pa kaluar në parlament.
“Do të hartojmë një petic ion, është e vetmja mënyrë që ta bllokojmë ligjin në parlam ent, në mënyrë që të mos kalojë kështu siç është”, u shpreh Mark Marku.
Po më tepër kritik ndaj përmbajtes së tij është shprehur filozofi, Artan Fuga. Përgjegjësi i Departamentit të Gazetarisë tha se drafti përmban gafa jurdike e teknike.
“Si guxon Ministria e Arsimit, t’i dërgojë qeverisë një projektligj me gafa të natyrës juridiko-politike. Shikoni çfarë konteksti lexova dje: Një doktor që do bëhet doktor pas hyrjes në fuqi të këtij projekt-ligji mund të jetë një kontratë 3-vjeçare, por ama ky doktori mund të zgjidhet anëtar senati që do të thotë ne do të kemi doktor me kontratë 3 vjeçare, anëtar senati që dekani mund të mos i përsërisi kontratën senatorit që normalisht drejton dekanin. Nuk e di se si mund të ndodhë kjo dhe nuk kam parë kurrë në një raport të tillë pervers midis atij që është autoritet dhe atij që është nën një autoritet”, tha Artan Fuga.
Në Formumin për Liri, akademikët, pedagogët ranë dakort për firmosjen e një peticioni që do ti drejtohet institucioneve më të larta. Sipas tyre departamenti ka më shumë të drejta seç duhet, nuk ka autonomi universitare, ka agjensi të varuara nga Ministria e Arsimit po ashtu financimet e qeverisë do ti shkojnë privatëve pas disa viteve.
Burimet zyrtare të kësaj Ministrie thonë se dokumenti përfundimtar nuk është vërtetë ai i prezantuar më heret për akademikët, por të gjithë grupet e interesit, thotë Ministria, janë pritur në këtë institucion dhe qëndrimet e tyre janë reflektuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY