Policia e Shkodrës ka njoftuar sot, se në vijim të informacionit paraprak datë 12. 03. 2017, dje, më datë 16. 03. 2017, ora 21:00, u bë ndalimi me iniciativë për
• Fatmir Laska, 34 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg” Shkodër.
Të njëjta burime saktësuan se nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u ndalua autori i dyshuar për vjedhjen me dhunë të dyqanit të celularëve T-Telekom ndodhur në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, e parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/