Profil/ Kush është mjeku i mirënjohur Halim Kosova

Profil/ Kush është mjeku i mirënjohur Halim Kosova

195
0
Shares

Halim Kosova, kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, është një nga mjekët e njohur, jo vetëm në Tiranë. Në zgjedhjet e vitit 2013 ai zgjodhi të braktisë profesionin dhe karrierën  e tij në mjekësi për tu bërë pjesë e skuadrës së kandidatëve për deputetë të PD-së. Gjatë zgjedhjeve të këtij viti, ai u zgjodh deputet i PD-së për qarkun e Tiranës.
Halim Kosova është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, ndërsa ka kryer një sërë kursesh specializimi në Obstetri-Gjinekologji. Ai ka mbrojtur gradën shkencore “Doktor i Shkencave Mjekësore”.
Deri në kapërcimin e pragut të politikës, Halim Kosova, përvecse një mjek i njohur ishte edhe një drejtues i mirë i Spitalit Gjinekologjik, “Mbretëresha Geraldinë”, në Tiranë. Këtë detyrë e mbante që prej vitit 2004. Para kësaj përgjegjësie, Halim Kosova ka mbajtur edhe të tjera, në shërbimin shëndetësor.
Ndërkohë, kandidti i PD-së për bashkin e Tiranës, ka edhe një karrierë të suksesshme akademike. Halim Kosova ka qenë lektor në Universitetin Kalolik “Sacro Cuore”, Fakulteti i Mjekësisë dhe Kirurgjisë, “Agostino Gemelli”, në Romë, si edhe pedagog në Departamentin e Obstetri-Gjinekologjisë në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës. Mjeku Halim Kosova ka qenë gjithashtu, pjesë e nje sërë angazhimesh të tjera në Fakultetin e  Mjekësisë dhe në universitete të tjera në Itali dhe SHBA.
Që prej qershorit të vitit 2013, ai është deputet i Legjislaturës VIII, në Grupin parlamentar i PD-së, ndërsa është edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY