ILDKPKI penalizon 1 ministre dhe tre deputetë, nuk deklaruan pasurinë

ILDKPKI penalizon 1 ministre dhe tre deputetë, nuk deklaruan pasurinë

53
0
Shares

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave, gjobit 81 zyrtarë mes tyre ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, deputetët Tom Doshi, Mhill Fufi dhe Artur Bushi

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave, gjobiti dje në shumën 100 mijë lekë 81 zyrtarë, të cilët nuk deklaruan pasuritë. Mes tyre janë edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, deputeti socialist njëherazi kandidati i PS-së për bashkinë e Krujës, Artur Bushi, ligjvënësi, Tom Doshi si edhe deputeti i Partisë Demokratike, Mhill Fufi. Gjithashtu ndër zyrtarët e penalizuar janë edhe 5 ambasadorë si edhe 3 gjyqtarë.
ILDKPI informon se 15 prilli ka qenë afati i fundit ligjor për të dorëzuar deklaratën periodike/ vjetore të interesave private për të gjithë subjektet mbartës të detyrimit për deklarim pranë ILDKPKI-së, në përputhje me ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar.
Në njoftimin për media, ILDKPKI sqaron se “nga verifikimi paraprak, i kryer u evidentua se 81 subjekte deklarues nuk kanë përmbushur detyrimin ligjor. Për rrjedhojë, ndaj këtyre subjekteve deklarues, shkelës të detyrimit për deklarim pasurie, Inspektori i Përgjithshëm ka aplikuar masën administrative me ‘gjobë’ në vlerën 100.000 (njëqind mijë) lekë”.
ILDKPKI-ja, u bën mandej thirrje subjekteve që nuk kanë kryer në kohë deklarimin e pasurisë “për ta përmbushur atë pa vonesë, pasi mos deklarimi apo refuzimi për të deklaruar interesat private passjell humbje të funksionit publik dhe ndjekje penale, në përputhje me nenin 257/a të Kodit Penal. Këto masa do të zbatohen nga ILDKPKI për të gjithë subjektet që vazhdojnë të jenë në shkelje të ligjit duke refuzuar deklarimin e interesave private”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY