Kryetari i PS ka përdorur sot letrën e komisionerit Hahn për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje që të joshë votuesit shqiptarë për të marrë pjesë në zgjedhjet e mundshme të 18 qershorit.
Rama thotë se blofi i bojkotit të PD nuk ka funksionuar jashtë as brenda vendit. Brenda vendit, PD po braktiset dhe nuk kanë ndërmend ti japin mbështetje PD në bojkot, ndërsa jashtë vendit, Rama ka përsëritur disa deklarata të Majlinda Bregut, se PD i janë ndërprerë të gjitha kontaktet serioze përfshirë edhe të djathtët europianë. Të gjithë e kanë kuptuar se PD sot është mbrojtësja e vetme e drejtësisë së korruptuar në vend.
Sipas Ramës reformat e qeverisë janë vlerësuar si shumë të rëndësishme dhe qeveria respektohet sot nga të gjithë. Ai nuk tha gjë nëse qeveria ka të njëjtin respekt tek shqiptarët.
Kryeministri theksoi edhe njëherë se bojkoti i opozitës është i lidhur me vettingun, reformën në drejtësi pasi kjo reformë ka prekur disa nga pikat më të thella të sistemit politik në Shqipëri. Bojkoti i saj nuk mund të pengojë vettingun, zgjedhjet dhe parlamentin e ri. Ky i fundit do të votojë në seancën e parë vettingun. Rama u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të votojnë pa theksuar se të paktën gjysma e tyre nuk kanë për kë të votojnë.DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/