Ilir Meta: Gara për Tiranën, interesante, duhen vlerësuar edhe kandidatët e pavarur

Ilir Meta: Gara për Tiranën, interesante, duhen vlerësuar edhe kandidatët e pavarur

68
0
Shares

Kreu i Kuvendit vlerëson të gjithë kandidatët dhe e quan interesante garën për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 21 qershorit 2015.
“Një garë mjaft interesante ku nuk duhen nënvlerësuar as kandidatët e pavarur”, ka komentuar Ilir Meta kryetari i Parlamentit procesin elektoral për kryetarin e bashkisë së Tiranës.
Duke mos fshehur vlerësimet pozitive për Erion Veliajn, kandidatin e mazhorancës për kryetarin e bashkisë së Tiranës, ai nuk kurseu vlerësimet pozitive edhe për kandidatin e PD-së Halim Kosova, si edhe për tre kandidatët e pavarur, Gjergj Bojaxhi, Sazan Guri dhe Arben Tafaj.
“Kandidatura e Veliajt është e spikatur. Kam konsideratën më të mirë për Halim Kosovën. Është një garë mjaft interesante. Por kam konsideratë dhe për kandidatë të tjerë që nuk duhen nënvlerësuar por vlerësuar për kurajën. Flas për kandidatët e pavarur Gjergj Bojaxhi, Sazan Gurin dhe Arben Tafaj. Është një garë mjaft demokratike. Kandidatët e pavarur nuk prishin por ndreqin punë. Tregojnë se demokracia funksionon dhe nuk është pronë e 10, 20 partive dhe u japin leksione e mësime forcave politike si të jenë të hapura”, u shpreh Meta.
Më tej kryetari i Kuvendit ka përsëritur qëndrimin e tij se zgjedhjet e 21 qershorit do të jenë historike për faktin se do të zhvillohen përmes reformës së re territoriale.
“Reforma e fundit territoriale ndryshon steriotipin e kryetarit të bashkisë dhe komunës dhe vë në dukje aftësinë e të zgjedhurve për të menaxhuar më mirë çështjet e komunitetit”, ka shtuar Meta.
Ndër të tjera, ai nuk ka preferuar të komentojë debatet e fundit në komisionet parlamentare lidhur me dekriminalizimin, duke theksuar se “ky është një proces që tashmë ka nisur”.
Sa për akuzat për standarde të dyfishta të bëra nga PD lidhur me rastin e deputetëve Doshi dhe Frroku dhe atë të deputetit Kokëdhima, Meta ka nënvizuar se, nuk bëhet fjalë për standarde të tilla pasi në rastin e Doshit dhe Frrokut kërkesa për heqjen e mandateve erdhi nga prokuroria. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY