Rama justifikohet për fluksin e largimeve jashtë Shqipërisë, Fleckenstein i kujton reformat

Rama justifikohet për fluksin e largimeve jashtë Shqipërisë, Fleckenstein i kujton reformat

75
0
Shares

Kryeministri Edi Rama e konsideron procesin e integrimit si unik dhe të pazëvendësueshëm. I pranishëm në forumin me temë  “Europa, qëllimi është rruga”, në Universitetin e Vlorës, Rama theksoi se duhet të mësojmë nga përvojat e shkëlqyera të të tjerëve.
Të pranishëm në këtë takim të hapur përballë studenteve të Universitetit të Vlorës ishte kryeministri Edi Rama, si edhe eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Joe Weidenholzer.
Sipas kryeministrit shqiptar, gjithmonë e më shumë Bashkimi Evropian duket peng i frikës. Sipas Ramës, mospërfshirja me shpejtësi e vendete të Ballkanit në familjen e madhe evropiane, tha Rama, e dobëson Evropën.
“Procesi i integrimit është instrument unik dhe i pazëvendësueshëm për transformimin politik, social e kulturor për vendet që përpiqen të anëtarësohen. Kemi detyrën që të mësojmë nga përvojat e shkëlqyera të vendeve të tjera. Të shfrytëzojmë këtë proces për të modernizuar vendin tonë. Statusi i kandidatit, afirmim i BE që mirëpret Shqipërinë. Për problemet e sotme të BE-së duhet më shumë Europë jo më pak Europë. Europa ka sot nevojë për Ballkanin njësoj siç ka Ballkani nevojë për Evropen. Gjithmonë e më shumë BE-ja duket peng i frikës se duke folur për projektin e madh strategjik humben vota, qoftë në Gjermani, qoftë në Itali. Përgjigjja për problemet sot të BE-së është më shumë Evropë. Ballkani, shqiptarët e Shqipërisë, të Kosovës janë po aq të rëndësishëm sa BE për ne. Mospërfshirja me shpejtësi e Ballkanit në proces integrimi dobëson Europën. Zgjerimi i hartës dhe përfshirja e Ballkanit e bën BE-në më të fortë dhe më të sigurt. Procesi i integrimit jo pse na e kërkon komisioni europian apo BE, por është e ardhmja e fëmijëve tanë”, u shpreh Rama.
Kryeministri e shfrytëzoi këtë forum për tu justifikuara përballë eurodeputetëve, për pafuqinë e shtetit në frenimin e një eksodi në rritje jashtë Shqipërisë drejt vendeve të BE-së. Si gjithmonë ai “ia delegoi” përgjegjësinë, anonimëve.
“Fluksi është spekulim nga grupet kriminale. BE nuk ka njoftuar se pret emigrantë për arsye ekonomike”, u justifikuar kryeministri.
Përballë kësaj gjuhe të kryemisirit shqiptar, eurodeputeti Knut Fleckenstein zgjodhi t’ia frenojë paksa vrullin Edi Ramës.
“Asnjë reformë nuk është produktive nëse nuk mbështetet nga qytetarët”, u shpreh eurodeputetit Knut Fleckenstein.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY