Gjykata Kushtetuese rrëzon si të papajtueshme me Kushtetutën, “Byronë Kombëtare të Hetimit”

Gjykata Kushtetuese rrëzon si të papajtueshme me Kushtetutën, “Byronë Kombëtare të Hetimit”

67
0
Shares

Gjykata Kushtetuese rrëzon si të papajtueshëm me Kushtetutën, kreut VI, “Byroja Kombëtare e Hetimit” (nenet 27-36) dhe nenit 49 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i publikuar sot, vjen pasi Partia demokratike kishte ankimuar këtë pjesë të ligjit.
Disa muaj më parë, Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të ankimuar ligjin që ka të bëjë me krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Deputeti i PD-së, Arben Ristani, i cili depozitoi animimin e PD-së tha se struktura që pritet të miratohet, merr të gjitha kompetencat e prokurorisë, duke e cilësuar si një goditje në zemër të demokracisë.
Sipas tij, të emëruarit nga kryeministrit Edi Rama, do të hetojnë çështje që kanë të bëjnë me korrupsioni dhe kjo është e papranueshme.
“Kjo strukturë merr shërbimet ekskluzive të Prokurorisë. Ky veprim është një goditje mu në zemër të sistemit demokratik, shkel liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, ekskluzivitetin e zhvillimit të hetimeve të prokurorisë. Njerëz të emëruar nga kryeministri do të hetojnë korrupsionin në institucione. Habi se si mund të luftohet korrupsioni nga njerëz të emëruar nga kryeministri. Shpresojmë që Gjykata të zbatojë ligjin dhe të shpallë antikushtetueshmërinë”,  tha Ristani.

Njoftimi i Plotë i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim çështjen me palë:
 
Kërkues: Një e Pesta e Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë (Anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike)
Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave
Objekt: Shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të Kreut VI “Byroja Kombëtare e Hetimit” (nenet 27-36) dhe nenit 49 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”.
 
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, me vendimin e datës 17.04.2015, bazuar në nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, Gjykata Kushtetuese,
 
VENDOSI:
– Shpalljen si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të Kreut VI “Byroja Kombëtare e Hetimit (nenet 27-36) të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”.
– Rrëzimin e kërkesës për shfuqizimin e nenit 49 të këtij ligji.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY