Basha cakton kandidatët në Dibër, Sarandë, Polican dhe Gramsh

Basha cakton kandidatët në Dibër, Sarandë, Polican dhe Gramsh

92
0
Shares

PD zyrtarizoi kandidatin e saj për bashkinë e Dibrës, Ilir Krosi duke i dhënë fund hamendjeve për një nga bashkitë e mëdha të veriut. Ndërkaq u zyrtarizua në orët e drekës edhe kandidati për bashkinë e Policanit, Florian Qama. Më herët, po sot, u vendos për kandidatin në Sarandë, Kreshnik Bozhon
  dhe për bashkinë e Gramshit,
 Kodhel Çala.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zyrtarizuar një ditë më parë tre kandidatët për Bashkinë e Vlorës, Selenicës dhe atë të Librazhdit.
Në qytetin e Vlorës, demokratët do të përfaqësohen nga kandidati Genc Deromema, i cili do të ketë përballë kandidatin e Partisë Socialiste, mjekun Dritan Leli. Për Bashkinë e Selenicës demokratët kanë zgjedhur si kandidat Përparim Shametin, i cili do të përballet me rivalin e koalicionit të majtë, Kasem Cenaj. Ky i fundit është i përzgjedhur nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Po dje, PD caktoi si kandidat për Bashkinë e Librazhdit Fadil Brazhdën, i cili do të ketë përballë rivalin socialist, Kastriot Gurrën.
Ndërkaq PD ka bërë kujdes që kandidatët e saj në zonat kryesisht me elektorat cam të ketë kandidat ngaky komunitet. Për Rrogozhinën PD ka
 zgjedhur Eqerem Deliun, ndërkohë që në Konispol
  është zgjedhur Malo Myrtaj. Të dy kandidaturat e fundit do të kenë përballë rivalët nga PDIU-ja, deri para pak javësh aleate e PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY