Tifozat shqiptarë, parullë kundër Xherdan Shaqirit në San Siro

Tifozat shqiptarë, parullë kundër Xherdan Shaqirit në San Siro

110
0
Shares

Xherdan Shaqiri pritet te “sulmohet” nga tifozat shqiptarë sonte në San Siro me një pankartë e cila i kujton atij refuzimin e pjesëmarrjes në kombëtaren shqiptare.

Futbollisti i njohur shqiptar do të luajë sonte me skuadrën e tij kundër Milanit, ndërkohë që pak orë përpara ndeshjes disa tifozë shqiptarë kanë shpalosur parullën ku shkruhet në shqip “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, foton e të cilës e kanë hedhur në fb.

Xherdani përfaqëson Zvicrën në skuadrën kombëtare dhe vazhdimisht ka pohuar se për të është e rëndësishme Shqipëria dhe Kosova por se cështja e karrierës së tij sportive është tjetër gjë.

Parulla është rimarrë nga ballistët e kohës së luftës së dytë botërore. Nëse një slogan i tillë do të shpalosej në stadiume shqiptare, kuptimi i tij do të ishte krejt ndryshe. Në Tiranë, refuzimi i Shaqirit nuk është keqkuptuar por një grup tifozësh kryesisht në diasporë kanë qëndrim tjetër.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY