PR mbledh Asamblenë, jep dorëheqjen nënkryetari Neritan Alibali, rikonfirmohet mbështetja e kandidatëve...

PR mbledh Asamblenë, jep dorëheqjen nënkryetari Neritan Alibali, rikonfirmohet mbështetja e kandidatëve të opozitës

107
0
Shares

Nënkryetari i Partisë Republikane Neritan Alibali ka dhënë sot dorëheqjen nga të gjitha strukturat e PR-së. Arsyet e dorëheqjes së tij nuk bëhen të ditura.
Ndërkohë sot PR mblodhi Asamblenë Kombëtare. Gjatë kësaj mbledhje PR-ja i kujtoi PD-së se deri më 5 maj do të presë për plotësimin e të gjithë detyrimeve që kjo parti ka ndaj tyre sipas marrëveshjes së firmosur. Në fjalën e mbajtur në Asamblenë Kombëtare të kësaj partie, kryetari Fatmir Mediu tha se PD ka detyrim përballë PR të angazhohet në plotësimin e detyrimeve të kësaj marrëveshjeje
“Duke besuar se PD ka bërë zgjedhjen e duhur do kemi angazhimin maksimal për të ndihmuar në fitoren e kësaj bashkie. Ndërkohë PD ka detyrim përballë PR të angazhohet në plotësimin e detyrimeve të kësaj marrëveshjeje para regjistrimit të kandidatëve në çdo bashki, deri në regjistrimin e tyre përfundimtar në mënyrë që të mos ketë vendim të njëanshëm, të pakëndshëm që do synonte jo thjeshtë marrëdhëniet tona por shanset për fitore. Ne vlerësojmë seriozisht se në disa bashki të rëndësishme garojnë përfaqësues të lartë të PR-së. Propozime që kanë ardhur edhe nga PD ashtu siç kanë ardhur nga PR, që besoj se do ta bënin më të vlefshme garën por nuk patën konsensusin nga PD. 61 kandidatët janë sa të PD dhe të PR. Të gjithë këshilltarët që konkurrojnë në këtë zgjedhje të jenë pjesë e angazhimit të përbashkët”.
Më tej duke folur për zgjedhjet e 21 qershorit Mediu u shpreh se çdo kandidat i opozitës duhet të dëgjojë zërin e çdo qytetari. Kështu fushata e çdo kandidati të opozitës duhet të bëhet me çdo qytetarë duke shkuar në çdo qytet e fshat pasi prioritet i opozitës nuk është ardhja në pushtet por dëgjimi i zërit të çdo qytetari.
Në fund të fjalës së tij, Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u shpreh se forca e tij do të japë kontributin e saj maksimal për të mundësuar fitoren e përbashkët më 21 qershor.
Asambleja e PR-së miratoi sot statutin e të partisë, komitetin drejtues dhe dy nënkryetarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY