Mazhoranca sfidon Kushtetuesen, qeveria këmbëngul për Byronë Kombëtare të Hetimit

Mazhoranca sfidon Kushtetuesen, qeveria këmbëngul për Byronë Kombëtare të Hetimit

49
0
Shares

Spartak Braho, kryetari i Komisionit të sigurisë, Spartak Braho ka sulmuar sot Gjykatën Kushtetuese pas vendimit të saj për të rrëzuar Byronë Kombëtare të Hetimit. Deputeti i LSI-së, tha se megjithëse Gjykata e rrëzoi, mazhoranca do të gjejë modalitetet për ta ngritur këtë institucion.
“Vendimi për të rrëzuar Byronë Kombëtare të Hetimit është vendimi më i keq që ka dhënë ndonjëherë Gjykata Kushtetuese. Është një kundërvënie e hapur në këtë proces të nevojshëm që kërkohet për të luftuar krimin e organizuar. Është një vendim teknokrat i dobët. Nuk ka marrë Ministria e Brendshme edhe në këtë draft asnjë kompetencë të prokurorisë. Nuk bëhet fjalë për strukturë paralele, bëhet fjalë për një strukturë të posaçme të policisë së shtetit që nën drejtimin prokurorisë të luftojmë krimin. Vendimi i Gjykatës nuk do të diskutohet, por Byroja do të ngrihet. Byroja Kombëtare e Hetimit do të ndihmonte në luftën kundër krimit të organizuar. Ky institucioni ri që do të ngrihej pati mbështetje ndërkombëtare. Ne do të gjejmë modalitetet për të ngritur Byronë sapo të zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, tha Braho në një prononcim për mediat.
Edhe ministri i Punëve të Brendshëm Saimir Tahiri në një dalje për mediat theksoi se Byroja Kombëtare është një institucion me rëndësi për të luftuar korrupsionin elitar dhe se mbetet i vendosur për të ngritur një institucion të tillë. Ministri i Punëve të Brendshme tha se Byroja e Hetimit do të ngrihet, dhe se mazhoranca është në pritje të zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të reflektuar në kohë të shpejtë ndryshimet në projekt sipas sugjerimeve të Kushtetueses.
“Byroja Kombëtare e Hetimit është një institucion që do të ngrihet. Ne presim zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, reflektimin e sugjerimeve të bëra nga kushtetuesja dhe marrjen e masave qoftë nëpërmjet mendimit të ligjit, qoftë akteve nënligjore për të arritur standardet kushtetuese sipas parashikimeve që do të zbardhë Gjykata Kushtetuese. Byroja e Hetimit është e rëndësishme në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, pasurive të pajustifikuara, jemi të vendosur të çojmë para përpjekjet tona”, u shpreh ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY