Prokuroria regjistron procedim penal “për fshehje pasurie”, Ridvan Bode kallëzim “për shpifje”...

Prokuroria regjistron procedim penal “për fshehje pasurie”, Ridvan Bode kallëzim “për shpifje” ndaj ILDKPKI-së

72
0
Shares

Prokuroria ka regjistruar sot procedimin penal të ILDKP-së ndaj deputetit Ridvan Bode, pas padisë së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), për fshehje pasurie. Ndërkohë, nga ana e tij, Ridavn Bode,  po sot ka paraqitur një tjetër kallëzim në prokuroi, ndaj ILDKPKI-së, për shpifje ndaj tij.
Disa ditë më parë, ILDKPKI, paraqiti pranë Prokurorisë së Përgjithshme kallëzim penal ndaj subjektit deklarues Ridvan Bode, me funksion Deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, për veprat penale të ‘Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga nenet 257/a/1/2 dhe 287 të Kodit Penal”.
Pas këtij kallëzimi, deputeti i PD-së, ish-ministri Ridvan Bode hodhi poshtë pretendimet e ILDKPKI-së për mosdeklarim të pasurisë. Nën një reagim pas kallëzimit penal të bërë nga ILDKPKI-ja, Bode shprehet se deklarimet e pasurisë janë bërë konform ligjeve. Bode ka shtuar se sipas tij në asnjë moment nuk ka ardhur një njoftim të ILDKPKI për t’u paraqitur para këtij institucioni për të dhënë shpjegime për mënyrën e burimit të pasurisë së tij apo familjarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY