Koalicioni mazhoritar çel e mbyll derë, Paskal Milo hyn, Vangjel Dule del

Koalicioni mazhoritar çel e mbyll derë, Paskal Milo hyn, Vangjel Dule del

56
0
Shares

Partia Demokracia Sociale (PDS)ka zyrtarizuar sot koalicionin me Partinë Socialiste për zgjedhjet e 21 Qershorit. Ndërsa Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), ka lënë zyrtarisht këtë koalicion sot.
Kreu i PDS-së, Paskal Milo, tha për mediat pas përmbylljes së negociatave me Taulant Ballën, se bashkëpunimin mes dy partive ka rëndësi, pasi ato kanë disa vlera që i bashkojnë. Ai shpjegoi se, për zgjedhjet vendore PDS do të bashkëpunojë dhe do të mbështesë të gjithë kandidatët e PS-së dhe të koalicionit të majtë, por nuk bëri të ditur hollësi të nivelit të bashkëpunimit dhe përfitimit të mundshëm, para dhe pas zgjedhjeve.
Taulant Balla, duke e cilësuar PDS-në si një parti simbol, tha se mes dy partive ka pasur kohezion.
Nga ana tjetër, PBDNJ ka zyrtarizuar sot njoftuar daljen e vetme në garën elektorale për zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015. Sipas një komunikimi për shtyp nga selia e PBDNJ-së, zëdhënësja e kësaj partie bëri të ditur se, kandidatët për bashkitë do të përcaktohen nga Këshilli Kombëtar i OMONIA-s, më 25 prill. Pas konsultimeve me subjekte politike, të majta e të djathta, PBDNJ njoftoi se nuk do të jetë pjesë e koalicioneve.
Një javë më parë, kreu i kësaj partie, Vangjel Dule shprehu pakënaqësi mbi negociatat për një marrëveshje të mundshme me koalicionin e majtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY