Kandidati Halim Kosova bashkëbisedon me studentët‏, shqetësim reforma në arsimin e lartë

Kandidati Halim Kosova bashkëbisedon me studentët‏, shqetësim reforma në arsimin e lartë

63
0
Shares

Kandidati demokrat për kryetar të Bashkisë së Tiranës Halim Kosova, bashkëbisedoi sot me njëe grup studentësh nga univesitetet e Tiranës, publike dhe private. Në qendër të bashkëbisedimit ishte njohja me shqetësimet e të rinjëve dhe thithja e mendimeve të tyre për atë që mund të bëjë bashkia për ta. Ligji për arsimin e lartë dhe tarifat e larta mbeten shqetësim i studentëve të cilët shpresojnë që kryetari i Bashkisë së Tiranës si qyteti që mirëpret numrin më të madh të studentëve në Shqipëri, të bashkojë zërin me ta për të kundërshtuar politikat e qeverisë.
Në një deklaratë për mediat, studentët u shprehën se “qëllimi kryesor i tyre është që të mos barazohen tarifat e shkollimit të Universiteteve Shtetërore me ato Private. Sipas studentëve, reforma në Arsimin e Lartë ishte pika kryesore e pretendimeve të të rinjve, të cilët morën premtimin e kandidatit për kryebashkiak të kryeqytetit se do të zgjidhej rritja e tarifave.
“Është vërtetë kënaqësi shumë e madhe të takosh kandidatin për bashkinë e Tiranës Halim Kosova. Ne si studentë e patëm këtë fat dhe kuptuam si fillim që ai është vërtetë njeri në radhë të parë me një shpirt human që e bën dhe profesioni. Ka arritur një emër shumë të denjë normalisht në profesion edhe në jetën e tij. Ne mendojmë dhe shpresojmë pasi e dime se qëllimi i tij i vetëm është qyteti i Tiranës. Si student dhe përfaqësues të të studentëve të Tiranës ne parashtruam disa problematika dhe më kryesorja është reforma e arsimit që po bëhet në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo reformë që po bëhet në arsim sjell shumë pakënaqësi për ne si student, dhe disa nga këto pakënaqësi janë rritja e tarifave që siç e dimë është rritur rreth 35 për qind vjet për shkollim, pa dashur ta politizojmë situatën. Kjo bën që shumë studentëve t’u pritet ëndrra universitare që është dhe qëllim ynë kryesor. Për të përmirësuar këtë situatë qëllimi ynë kryesor është tarifa që të mos barazohet mes atij unversitetit publik me atij privat. Dhe përballimi i kësaj tarife të mos bëhet nga familjarët, prindërit e studentëve, por të bëhet nga shteti. Kjo është kërkesa jonë kryesore.
Patëm sot fatin që këto kërkesa ia parashtruam personalisht zotit Halim Kosova dhe shpresojmë zëri ynë të dëgjohet si student” u shpreh studentja e masterit shkencor në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Tiranës, Gejsa Valiterna.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY