Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka drejtuar gishtin te qeveria persa i përket numrit të lartë të shqiptarve që po largohen drejt vendeve të BE. Gjate mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Basha tha se përgjegjëse për eksodin është dyshja Rama-Meta.
Shqëtësimi i ambasadave dhe largimi masiv i shqiptarëve nga Shqipëria për shkak të varfërisë ishte kryefjala e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në mbledhjen e radhës me grupin parlamentar. Per Bashen eksodi i shqiptarëve është pasoje e keqqeverisjes Rama – Meta.
Sipas Bashes, duhet të largohet qeveria dhe jo qytetarët nga Shqipëria.
Ne prag fushate elektorale, kreu i demokrateve foli edhe për ndarjen e re administrative, që sipas tij është zhdukje e pushtetit vendor.
Basha ftoi qytetarët që të marrin pjese në zgjedhjet e 21 janarit, si ne një referendum për largimin e kësaj qeverie, që po varfëron për çdo ditë shqiptarët.
Basha tha se kandidatët e PD-së do të jenë gjithmone pranë halleve dhe shqetësimeve të qytetarëve, pasi kjo qeveri po i detyron shqiptarët të largohen nga Shqipëria.
Fjala e plotë e Lulzim Bashës në mbledhjen e grupit Parlamentar të PD-së
Drama e re e kohës sonë është rikthimi i një plage të vjetër: eksodi i familjeve, lagjeve dhe fshatrave të tëra në gjithë vendin, për një jetë më të mirë është një plagë që mendonim se e kishim lënë pas në trajktoren e vështirë, por në tërësi të sukseshme të demokracisë sonë.
Nje rikthim i frikshëm por me një ndryshim të madh. Pas viteve nëntëdhjetë vendi ynë ka regjistruar eksode nga më të padëgjuarat e më të rrallët në histori, si ai i hyrjes së mbi 5 mijë shqiptarëve në ambasadat e huaja në Tiranë në korrik të vitit 1990 apo ai i largimit të mbi 25mijë të tjerëve me anijet e flotës tregtare në mars të vitit 1991 për të vijuar me eksode me të vogla, me emigrime legale apo klandestine për disa vite të tjera me radhë.
Por vendi nisi të ecë perpara duke forcuar stabilitetin e brendshëm ekonomik, me rritje progresive të të ardhurave për frymë, me instalimin e politikave të zhvillimit të shpejtë, me pranimin e vendit në NATO derisa më në vitin 2010 hapëm periudhën e re të Lëvizjes së Lirë të shqiptarëve në Europë, si një arritje e merituar dhe si njohje ndërkombëtare e kapaciteteve tona kombëtare për të garantuar normalitet, mirëqënie, siguri dhe dinjitet për gjithë shqiptarët.
Nga eksodet biblike te Lëvizja e Lirë, kjo është trajektorja e dy dekadave të para të post-komunizmit shqiptar në këtë rrafsh.
Për fat të keq, fundi i vitit 2014 dhe fillimi i vitit 2015 është një përmbysje e kësaj historie suksesi, një kthim brutal prapa në ditët më të këqija të eksodeve të fillimit, por më rëndë akoma, më tronditshëm akoma.
Sepse në vitin 1991 njerëzit që largoheshin për një jetë me të mirë apo për të parë botë me sy pas një izolimi shumë të gjatë nuk e kishin konsumuar akoma produktin e demokracisë. Kurse njerëzit që po largohen tani e kanë jetuar demokracinë, e kanë prekur kush me shumë e kush e më pak produktin e saj, por e kanë humbur dhe po e humbin në qeverisjen e papërgjegjshme, të dështuar dhe të pashpirt që kanë instaluar në vend Edi Rama dhe Ilir Meta.
16 mijë është numri i kërkesave për azil të shqiptarëve pranë vendeve të BE-së gjatë vitit 2014. 16 mijë të tjerë janë regjistruar vetëm në tremujorin e parë të këtij viti.
Përballë eksodit të ri të familjeve të tëra, me burra, gra, fëmijë dhe foshnje që lënë pas drynin dhe ferrën në dyert e shtëpive si në një shpërngulje paramesjetare, ka një dhe vetem nje përgjegjës.
Ajo eshte qeveria shqiptare Rama-Meta. Nuk ka dështuar demokracia, por qeveria Rama-Meta. Demokracia nuk mund të dështojë, demokracia është provuar si sistemi më vital në Europë, është provuar si sistemi i ndryshimeve pozitive të paimagjinueshme në Shqipëri, nuk mund të mos provohet dhe do të provohet edhe në të ardhmen si i tillë.
Por kur qeveria marroset në kuptimin e dretpërdrejtë të fjalës, kur qeveria sundon në shkelje flagrante të vlerave dhe ligjeve të demokracisë, kur qeveria sundon kundër demokracisë, kur qeveria i sulet me gurët e kaçakut dhe me trastën e kusarit pemës bujare por shumë të ndjeshme të demokracisë, siç po bën prej dy vjetësh qeveria Rama-Meta, kush mund të presë fruta nga kjo pemë, kush mund të presë rezultate nga demokracia? Askush.
Shqiptarët e mbajnë mend si ua thamë me zë të lartë qysh në fillim, megjithëse kishin plot punë në familjen tonë politike pas rrezutatit që kishim marrë në zgjedhje.
Mos me taksa të larta! Do të merrni në qafë sipërmarrjen, motorin e punësimit!
Mos me pashpirtësi! Pashpirtësia është vrastare!
Mos me dajak dhe me lakun në fyt! Do t’i nxirrni njerëzit në rrugë të madhe!
Mos me shpenzime luksi! Luksi për qeverinë dhe qeveritarët është mjerim dhe skamje për qytetarët!
Mos me arbitraritet!
Mos me arrogancë se nuk dihet çfarë ndodh!
Mos e mbushni administratën dhe qeverisjen me kriminelë e trafikantë!
Nuk dëgjuan as opozitën, as sipërmarrjen, as shoqërine civile. Vazhduan në të tyren. Dhe ja ku me kalimin e ditëve dhe me venitjen e cdo shprese për një ndryshim për mire, në familjet shqiptare u mpiks opsioni i arratisë “të ikim nga sytë këmbët”.
Ja ku plasi eksodi i ri, ngjarja që po tund vendin si një tërmet i fuqishëm.
Deri dje vendin e rekordit të zi të qeverisë Rama-Meta e mbante krimi i ngitur në sistem.
Sot kemi edhe eksodin.
Dy rekorde të një ngjyre në dy vite.
Të dy të zinj.
Eksodi është pasqyra tronditëse e varfërisë të ulur këmbëkryq: është pesëfishuar numri i shqiptarëve që jetojnë sot në kushtet e mjerimit ekstrem.
Eksodi është zhgënjim i thellë dhe i pakthyeshëm i qytetarëve me qeverinë e premtimeve të mëdha, fjalëve të mëdha dhe rezultateve zero dhe minus. Të ndalemi vetëm të njëri prej këtyre premtimeve të bujshme, që sot nuk u gjendet nami as nishani. Treqind mijë vende të reja pune – kaq premtuan Edi Rama dhe Ilir Meta. Në njezet muajt e qeverisjes së tyre papunësia sipas shifrave zyrtare ka shkuar nga 12 përqind në 19 përqind, pra është rritur shtatë përqind.
Mbyllin, vetëm mbyllin vende pune. Me taksat e larta, me marrëzi të panumërta, siç është ndalimi me urdhër të kryeministrit i gjithë sektorit të ndërtimit në qytete dhe në fshatra ku mistria e muratorit konsiderohet armë pa leje.
Eksodi është pasojë e drejtpërdrejtë e goditjes së pabesë dhe rrënuese që u është dhënë njerëzve të thjeshtë dhe familjeve në nevojë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike që është shtrenjtuar për 77 përqind të shqiptarëve, nga heqja e ndihmës sociale për rreth njëzet mijë familje në nevojë, dhe degradimi I ndihmës në rreth 16 mijë lekë të vjetra në muaj për familje kur fatura afrofe ju shkon këtyre familjeve rreth 35 mijë në muaj.
Nga pashpirtësia, arroganca, arbitrariteti dhe dhuna qeveritare ndaj qytetarëve. Tetë mijë ndërtime të ligjshme, kursimet e një jetë për mijëra shqiptarë, janë bëre pre e fadromave të shkatërrimit. Tridhjetë e tetë mijë shqiptarë janë ndaluar nga policia partiake. Tetë mijë punonjës të administratës civile janë zevëndësuar me militantë dhe klientë të qeverisë, shumë prej tyre kontigjente të krimit të organizuar.
Eksodi është vdekja e shpresës se gjerat mund të ndryshojnë për mirë me ketë qeveri. Asnjë kantier i vërtetë që do të shërbente të mirën publike. Lulëzojnë vetëm investimet e luksit dhe korrupsionit që thellojnë dita-ditës hendekun tashmë kolosal midis oligarkëve dhe qyetarëve.
Asnjë reformë reale në letër apo në horizont, asnjë pritshmëri pozitive që do të zbuste sadopak sakrificën e zgjatur dhe padurimin e qytetarëve në vështirësi.
Prognoza është po ajo që kemi nënvizuar vazhdimisht në takimet tona: përkeqësim dhe rënie. Sot më keq se dje, nesër më keq se sot- ky është pohimi, ky është parashikimi, të cilin e bejmë me keqardhje, e bëjmë jo si falltarë apo si kasandra, por si një institucion politik i përgjegjshëm që gjykon në bazë të fakteve dhe shifrave.
Kjo është gjendja, kjo është e vërteta. Eksodi është sinteza e qeverisë Rama-Meta. Dhe në vend që të analizojnë shkaqet, në vend që të reflektojnë me urgjencë, në vend që të marrin kthesën, cfarë bëjnë? Shpërfillin realitetin, përqeshin opozitën, përqeshin njerëzit, përqeshin partnerët. Njësoj si para 25 vitesh vazhdojnë me arrogancë dhe me kokëfortësi kursin e tyre fatal për ekonominë dhe mirëqënien e vendit dhe qytetarëve.
E tha bukur zotëria nga Vlora sot: Ka mbyllur derën e kabinës kryeministri, dhe e ka lëshuar avionin në pikiatën e përplasjes. O burra të turremi të gjithë ta hapim derën se përndryshe na piu e zeza.
Sot e kemi për detyrë tu themi bashkqytetqrëve tanë, se ndonëse i imponuar nga kushtet mizerabël të jetës dhe mungesa e shpresës, eksodi është një ndërmarrje pa perspektivë dhe një rrezik për vendin. Gjermania dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre: nuk i mbajnë, por i kthejnë azilantët. Nga ana tjetër valët e eksodit rrezikojnë seriozisht anullimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve si një arritje e madhe që po e gëzojmë të gjithë prej pesë vjetësh.
Do të ishte fatale që duke dashur të vemë sy, siç thotë populli, të heqim dhe vetullat. Ndaj këtë vendim, vendimin për të ndërprerë eksodin duhet ta marrim njëzëri, me përgjegjësinë e përbashkët që kemi ndaj arritjeve të mëdha gjithpërfshirese, siç është në rastin konkret lëvizja e lirë
Thirrja jonë, thirrja e opozitës drejtuar qytarëve të tunduar nga ideja e eksodit si dhe mbarë qytetarëve të tjerë të vendit është ta kërkojmë, ta gjejmë dhe ta vendosim zgjidhjen e problemeve tona këtu, me mjetet e fuqishme që disponon demokracia, me fuqinë e votës së lirë, me magjinë e zgjedhjeve të lira.
Me votë të lirë, që këtë herë, që më 21 qeshor, do të diktojmë uljen e çmimit të energjisë elektrike, uljen e çmimit të karburanteve, uljen në maksimumin e mundshëm të taksave vendore, shfrytëzimin maksimal dhe administrimin efikas të burimeve vendore për punësim dhe zhvillim. Shqipëria ka resurse për të mbajtur e prosperuar dyfishin dhe dhe trefishin e popullsisë së saj, mjafton që këto resurse të vihen në punë dhe të shfrytëzohen me dashuri,me përgjegjesi, me inteligjencë, me profesionalizëm.
Kur gjerat shkojnë ku nuk mban më, siç po shkojnë, nuk mund të ikin e nuk duhet të ikin qytetarët. Duhet të ndalet qeveria, duhet të ikë qeveria. Ikja e qytetarëve është triumfi I se keqes. Largimi i së keqes me votë të lirë është fitorja e qytetarëve. Megjithese vendore, mesazhi i këtyre zgjedhjeve do të jetë vendimtar për rrugën që do të ndjekë Shqipëria në vijimësi.
Do të bjerë edhe më tej Shqipëria, kësaj radhe me miratimin e zgjedhësve, nën sundimin e modelit absolutist të varfërisë “Rama-Meta” apo do ta refuzojë e do të çlirohet vendosmërisht nga ky model? Do të lëshohet në dëshpërimin e verbër të eksodeve, apo do të marrë në dorë fatin e vet duke i dhënë një mësim për tu mbajtur mend qeverisë mashtruese.
Në këtë rrafsh zgjedhja e qytetarëve është plotësisht politike.
Dua të shtroj sot këtu edhe një problem tjetër shumë të rëndësishëm të votës politike të qytetarëve në këto zgjedhje. Ne refuzuam hartën e ndarjes së re administrative me dy argumente bazë: e para sepse duhej bërë me parë ligji i decentrazimit dhe mandej harta, së dyti sepse vetë harta e krijuar në projeksionin e shtrirjes së oligarkisë qëndrore në çdo njësi të qeverisjes së re vendore ka shdukur komunitete vendore në më shumë se gjysmën e territorit kombëtar, duke i hequr pushtetit vendor një pjesë të rëndësishme të kuptimit që ai ka në demokraci.
Mirë hartën oligarkike e kaluan në refuzimin kostant të konsensuit me opozitën, po ligjin e decentralizimit ku e kanë? Ku e kanë ligjin për të cilin u përbetuan aq shumë vitin e kaluar? Nuk e kanë, mashtruan pa u skuqur si për sa e sa prentime dhe përbetime të tjera pa doganë.
Shqipëria po shkon në këto zgjedhje vendore me një hartë që nuk i afron por priret t’i largojë deri në moskomunikim qytetarin dhe komunitetet nga pusheti vendor.
Shqipëria po shkon në këto zgjedhje pa një ligj adekuat me hartën e re që do të siguronte autonominë e nevojshme vendore sipas standarteve europiane. Në thelb, qeveria Rama-Meta, ka hedhur në votim në këto zgjedhje, me paturpësinë më të madhe, zhdukjen e pushtetit vendor si një arritje e njezet e pesë viteve të demokracisë.
Qeveria ka ftuar qytetarët, me paturpërsinë me të madhe gjithashtu, të votojnë me duart e tyre shdukjen e një kolonë të madhe të lirisë, siç është pushteti vendor. Kjo është e verteta.
Është detyra jonë t’ua shpjegojmë mirë qytetarëve këtë rrezik të madh, ketë poshtërsi.
Është detyra jonë t’i ndërgjegjesojmë dhe t’i ftojnë të votojmë si në një referendum kundër atentatit vdekjeprurës që oligarkët e qeverisë i kanë përgatitur pushtetit vendor.
Është detyra jonë të lancojmë dhe të punojmë natë e ditë për të krijuar permes një fitoreje në shkallë të gjerë në zgjedhjet e 21 qershorit një pol fuqie të qytetarëve nga pushteti bazë, që është ai vendor, me qëllim që të diktojmë autonominë që duan qytetarët dhe të frenojmë përgjithnjë absolutizmin e qeverisë.
Thjirrja jonë për të qëndruar e reaguar me votë referendare në zgjedhjet e 21 qershorit shoqërohet me projektin e Partisë Demokratike dhe kandidatëve të saj në gjashtëdhjetë e një bashkitë e vendit në sherbim te qytetareve, rendit, demokracise, ekonomise, mireqenies, integrimi, për të nisur që me keto zgjedhje rikthimin e shpresës dhe ringritjen ekonomike e shoqërore.
Oferta jonë është ekipi i kandidatëve për kryetarë bashkish dhe këshilltarë vendor, qe perfaqesojne vlerat më qytetare, me komunitare, më profesionale. Kandidatet tane angazhohen se ne administratat vendore nuk do te kete vend per te inkriminuar por vetem per profesioniste.
Ata jane oferta jone anti-krim dhe dekriminalizuese. Kandidatet tane zotohen se do te jene 24 orë ne sherbim te qytetarit, se do degjojne zerin e çdo qytetari, hallin dhe problemin e kujdo, pa dalllim politik apo lokalist. Perballë kemi sherbetoret dhe zgjatimet e dyshes oligarke Rama-Meta, që do të duan të jenë oligarket e vegjel në bashkite e zmadhuara te vendit, te shurdhet per hallet dhe problemet e tyre.
Oferta jonë është kujdesi me përparësi per qytetaret dhe familjet në nevoje, per ata qe jo vetem jane harruar por edhe jane goditur me rendeë egersisht dhe arbitraisht me gjoba, taksa, fatura, prishje te shtepive e bizneseve te vogla nga dyshja oligarke Rama-Meta e qe sot po marrin, te pashprese arratinë nga Shqiperia. Perballe kemi kopjet lokale te dyshes Rama-Meta qe, njesoj si padronet e tyre ne nivel kombetar, do te sillen neser në nivel vendor.
Oferta jonë është zotimi solemn per mosrritje te taksave dhe tarifave, per uljen e tyre kudo e kurdo qe kjo eshte e mundur.
Oferta jonë është përdorimi i fondeve publike per insvestime prioritare në rrugë, ujesjellesa, shkolla, qendra shendetesore dhe sherbime te tjera baze qe permiresojne jetesen, nxisin sipermarrjen dhe rrisin punësimin.
Partia Demokratike ka qene, eshte dhe do të mbetet Partia e investimeve publike dhe shpenzimeve ne sherbim te drejtperdrtejte te qytetarëve, sipermarrjes dhe punësimit.
Perballë janë kandidatet e dyshesh oligarke Rama-Meta qe, njesoj si padronet e tyre sot, do te shperdorojne fondet publike per fasada, palma, zyra, makina e luks neser – asgjë per qytetaret, asgjë per sipermarrjen, me shume papunesi, me shume varferi, me pak sherbime.
Oferta jonë është demokracia pjesmarrëse, qeverisja me qytetarët, me komunitetet dhe per komunitetet perbërese te bashkive te zgjeruara. Atë që injoron harta, diversitetin e komuniteteve, do ta vënë në jetë me qeverisjen tonë vendore.
Oferta jonë është frenimi i centralizimit te metejshem, rikthimi dhe thellimi i decentralizimit, i vendimmarrjen transparente dhe perfshirese te komunitetetve dhe qytetareve pasi vetem keshtu qeverisja mund te jete demokratike dhe jo oligarkike, e ndershme dhe jo e korruptuar a kriminale, zhvilluese dhe jo varferuese, perfshirese dhe jo perjashtuese.
Kthesa per mbarë e Shqiperise nis me zgjedhjet e 21 qershorit.
Kjo është dita e sovranit, dita për të ndëshkuar me votë qeverinë e dy rekordeve të zeza- të krimit në sistem dhe eksodeve të mjerimit; dita për tu dhënë një mësim atyre që kanë guxuar të shkelin me këmbë kontratën me zgjedhësit; dita për të qëndruar fort në truallin e historisë dhe vlerave më të mirë.
As që mund të imagjinohet që zgjedhesit të miratojnë me votë modelin Rama-Meta të varfësisë dhe skamjes.
As që mund të imagjinohet që zgjedhësit vrasin me duart e tyre pushtetin vendor duke ua dorëzuar atyre që kanë bërë planin për të kthyer në çiflig të tyre.
21 Qershori është dita e shpresës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/