Gjykata Administrative vendos: Infermierët duhet të testohen

Gjykata Administrative vendos: Infermierët duhet të testohen

58
0
Shares

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Urdhrit të Infermierit, duke e konsideruar si të ligjshëm urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë për testimin e infermierëve.
Rreth një muaj më parë, Presidenti i Urdhrit të Infermierit e çoi çështjen në gjykatë dhe sipas Sabri Skënderit ky testim ishte i paligjshëm.
Në një reagim për median menjëherë pas vendimit, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj foli për rishikim të pyetjeve dhe të kalendarit.
“Është një vendim i formës së prerë. Duhet të rindërtojmë kalendarin që kishim përgatitur, për shkak të shtyrjes së procesit. Bashkë mund të hartojmë një proces të shëndetshëm”
Ndërkohë, drejtuesi i Urdhrit të Infermierëve Sabri Skënderi deklaroi se janë në pritje të zbardhjes së vendimit dhe do të vendosin më pas për apelimin e tij në Gjykatën e Lartë.
Gjykata administrative rreth një muaj më parë vendosi pezullimin e testimit, duke i lënë mundësi palëve të sjellin argumentet për realizimin dhe kundërshtimin e këtij testimi.
Testimi i infermierëve fillimisht do të realizohej me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY