Tom Doshi përsëri në Prokurori, sot i komunikohet zyrtarisht akuza

Tom Doshi përsëri në Prokurori, sot i komunikohet zyrtarisht akuza

50
0
Shares

Deputeti Tom Doshi është paraqitur sërish sot në Prokurori ku do të merret në pyetje, në cilësinë e personit nën hetim, ndërsa pritet ti komunikohet zyrtarisht akuza. Deputeti Doshi ndodhet në “Arrest shtëpie”, pasi u akuzua se sajoi një skenar për vrasjen e tij dhe të deputetit të PD-së Mhill Fufi.
Ai akuzohet për veprat penale “Kallëzim të rremë”, “Kanosje për kallëzim” si dhe “Deklarimi të rremë para prokurorit”.
Bashkë me Doshin nën akuzë janë edhe Durim Bami, që deputeti pretendon se ishte paguar nga Ilir Meta për ta vrarë, dhe deputeti Mark Frroku, i cili sipas Tom Doshit ka qenë personi që e ka lajmëruar i pari për këtë skenar. Ky pretendim është rrëzuar nga deputeti tjetër Mark Frroku.
Pas më shumë se një muaj arresti shtëpiak, Tom Doshi ka dalë nga ‘ngujimi’ dhe prokurorët e çështjes kanë vendosur ta marrin atë në pyetje. I shoqëruar nga një makinë policie, Doshi ka hyrë në ambientet e Prokurorisë, ndërsa seanca e pyetjeve për të pritet të zgjasë.
Drejtuesi i grupit të hetimit Adnan Xholi, i ka dërguar fletë-thirrje deputetit të zonës së Shkodrës që të paraqitet në prokurori, ku mendohet se do të pyetet me cilësinë e personit nën hetim.
Pritet që sot atij ti komunikohet zyrtarisht akuzat. Veprimi i fundit hetimor ishte ekspertiza e USB dhe laptopit, të cilat dolën në favor të tij. Deputeti Tom Doshi para pak ditësh kërkoi lirinë në Gjykatën e Lartë. Tom Doshi në 28 prill do  të përballet edhe me Gjykatën e Lartë për të ndryshuar masën e arrestit.
Dy avokatët e tij mbrojtës, Vladimir Meçi e Ferid Muçaj, e depozituan kërkesën të premten, ku para gjykatës supreme kanë renditur një sërë argumentesh, mbi bazën e të cilave do të këmbëngulin për nxjerrjen nga “ngujimi” shtëpiak të ligjvënësit Doshi. Tom Doshi ende gëzon statusin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe masa e sigurisë “arrest shtëpie”’ e kushtëzon Tom Doshin të kryejë veprimtari politike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY