Qeveria rishikon uljen e faturës për kompensimin e ish-pronarëve

Qeveria rishikon uljen e faturës për kompensimin e ish-pronarëve

51
0
Shares

Qeveria do të finalizojë në fund të qershorit një strategji të re për të drejtat e pronësisë në vend në themel të së cilës është rishikimi i tarifave të kompensimit të ish pronarëve me qëllim uljen e kostove në buxhet.
Burimet nga Ministria e Financave pohojnë se, një grup pune ndërinstitucional, i kryesuar nga  zëvendëskryeministri, është duke punuar për të vlerësuar koston totale të kërkesave për kompensim dhe të identifikojnë tokë në dispozicion për kompensimin në natyrë. Në këtë drejtim, qeveria ka miratuar kohët e fundit një vendim që transferon pronësinë e tokës në pronësi të shtetit nga qeveritë lokale për të Agjencisë për Kthimi dhe Kompensimit të Pronave për përdorim nga ana e fondit të kompensimit.
Rishikimi i skemës së kompensimit është e vetmja mënyrë për ulur rrezikun fiskal që po krijon kompensimi i pronave për financat publike. Fondi monetar Ndërkombëtar në dy vitet e fundit ka shtuar shqetësimin rreth faturës së lartë, që është krijuar në buxhetin e shtetit nga vendimet e gjykatës e Strasburgut për kompensimin e pronave në favor të shtetasve shqiptarë.
Fatura e shlyerjes së këtyre detyrimeve pritet të arrijë në 3 miliardë lekë këtë vit, shumë kjo e papërballueshme për kapacitet e buxhetit. Por ministria e Financave në një deklaratë zyrtare sqaroi se, shteti shqiptar ka respektuar ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut dhe, aktualisht, nuk ka vendime të papaguara apo që nuk janë në proces ekzekutimi.
Reforma e regjistrimit të tokës (kadastra) është kritike për sigurimin e të drejtave të pronësisë dhe tërheqjen e investim. Pothuajse të gjitha investimet mëdha të cilat pasi kanë nënshkruar kontratat me qeverinë kanë dështuar në zbatimin e projekteve në terren pikërisht për pronësinë e paqartë të tokës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY