Rrezarta Shkurta dedikim nostalgjik dhe plot dashuri për Ermal Hoxhën, bashkëshortin e...

Rrezarta Shkurta dedikim nostalgjik dhe plot dashuri për Ermal Hoxhën, bashkëshortin e saj të arrestuar

682
0
Shares

Shtohen faktet për implikimin e Ermal Hoxhës në trafikun e drogës, shtohen edhe dozat e dashurisë dhe nostalgjisë së bashkëshortes së tij, Rezarta Shkurta për partnerin i cili gjendet në burg. Këngëtarja e njohur e ka shprehur dashurinë, nostalgjinë, por edhe mbështetjen, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale sot, të një fotoje ku ajo shfaqet pranë tij, me dedikimin ku shpreh dashurinë e përjetshme dhe të pa zëvendësueshme.
“Në çdo jetë do të të zgjidhja vetëm ty. Çfarë do lloj forme, sërish do të gjeja dhe sërish do të ndjeja, sepse ti je oksigjen… Ti je vetë jeta për mua”, shkruan Rrezarta Shkurta në dedikimin e saj në rrjetet sociale.
Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha u arrestua pak muaj më parë si një nga bashkëpunëtorët në fabrikën e kokainës në Xibrakë të Elbasanit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY