Basha prezanton Alibeajn në Cakran: Eksodi nuk është zgjidhje, me votë ti...

Basha prezanton Alibeajn në Cakran: Eksodi nuk është zgjidhje, me votë ti themi ndal të keqes në 21 qershor

55
0
Shares

Kreu i PD-së ka prezantuar kandidatin e bashkisë së Fierit, Enkelejd Alibeaj, gjatë një takimi me banorët e Cakranit. Gjatë bashkëbisedimit, banorët i bënë të ditur Bashës se, rreth 1000 persona nga Cakrani kanë emigruar për shkak të kushteve të vështira të jetës dhe papunësisë së lartë. Qindra të rinj nga mosha 15 vjeç e lart janë larguar drejt Gjermanisë, duke mos parë asnjë shpresë, siç i thanë kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha banorët e Cakranit. Papunësia, çmimi i lartë i energjisë, naftës, plehrave kimike ka bërë që kjo zonë të zhytet në varfëri, bënë të ditur banorët.
Nga ana e tij, Kryetari i PD ka theksuar në bashkëbisedimin me banorët se eksodi nuk është zgjidhje, pavarësisht situatës së rëndë ekonomike ku e kanë zhytur vendin Rama –Meta. Zgjidhja, tha Basha, është largimi i së keqes dhe kjo do të bëhet e mundur duke nisur nga 21 qershori.
“Njerëzit po ikin nga e gjithë Shqipëria, po ikin nga e keqja. Asnjë nuk po ikën për qejf. Po ikin se s’kanë punë, s’kanë lekë, po ikin se s’kanë bukë, po ikin se nuk kanë shpresë. Varfërinë e kanë pesëfishuar. A e dini ju që numri i shqiptarëve që jetojnë me një dollar, me 1 mijë lekë të vjetra në ditë është pesëfishuar në një vit?! Fatkeqësi për qytetarët, luks për qeveritarët. Prandaj, në 21 qershor, ju keni në dorë jo vetëm t’i thoni ndal së keqes por edhe të rikthejmë shpresën”, tha Basha.
Nga ana e tij, kandidati demokrat për bashkinë e Fierit, Enkelejd Alibeaj, në një postim në “facebook”, pas këtij takimi, shprehej se eksodi nuk është zgjidhja dhe shpëtimi.
“Qindra banorë të Cakranit kanë braktisur shtëpitë e tyre në kërkim të një jete më të mire… Varfëria ekstreme, papunësia, mungesa e perspektivës për të rinjtë, kriza e thellë ekonomike ku e ka zhytur vendin qeverisja socialiste kanë vrarë shpresën e shqiptarëve për të nesërmen… Eksodi nuk është zgjidhja, ikja nuk është shpëtimi… Me votën e 21 qershorit t’i themi ndal së keqes dhe të rikthejmë shpresën!”, përfundon postimin e tij në “facebook”, Enkelejd Alibeaj.



Banorët e Cakranit, denoncojnë
Qytetar:
Mua më ka ikur një djalë 15 vjeç. Këtu e gjejnë veten të pasigurt, të pashpresë. Kam një mulli bluajtje. Vijnë goxha burra, qajnë në pikë të lotit, se s’kanë të marrin kilen e miellit.
I ri: Çuna të rinj që jemi do ikim të tërë edhe neve, do ikim s’kemi…
Qytetar: Më thonë këta, sill fatura 70 mijë lekë, 100 mijë lekë në muaj. Ku do mbytem unë?! Urdhëro, unë jam pa punë, fëmijët pa punë, ku do ushqehem unë, jam bërë të var veten.
Qytetar: Do ul taksat, tha, do ul çmimin e plehrave. Cilin çmim, cilën taksë ka ulur?
Qytetar: Fëmija im mori çunin 2 muajsh dhe iku në Greqi. Jo se më tha ndonjëri, që tregojnë ca, që thonë janë grupe mafiozë që i dërgojnë andej, por jemi pa bukë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY