Pasndeli Majko pranon: Ne krenaristë e kanabistë…, por ju sehirlistë

Pasndeli Majko pranon: Ne krenaristë e kanabistë…, por ju sehirlistë

59
0
Shares

Pandeli Majko, deputei i PS-së, ka bërë sot një tjetër deklaratë të sinqertë, kur i ka dhënë të drejtë opozitës, që duke ju referuar edhe një shkrimi të disa ditëve më parë të Ben Blushit, i quante drejtuesit dhe deputetët e mazhorancës, krenaristë e kanabistë. Por, si kundër-peshë, Pandeli Majko i ka quajtur deputetët dhe drejtuesit e opozitës, si sehirlistë.
Deklaratën e tij, deputeti socialit e bëri sot në sallën  e Kuvendit, kur pasi solli në vëmendje raportin e fundit të ILDKP-së dhe deklaratat e kreut të këtij institucioni, tha se, “Në Shqipëri në një vend ku ka vdekur drejtësia, ka vdekur edhe fjala. Në një vend ku ka vdekur ligji, ka vdekur edhe politika”.
Në këtë kontekst, Pandeli Majko i ka quajtur deputetët e opozitës sehirlistë, si përgjigje edhe ndaj metaforave të Ben Blushit për kanabistët e krenaristët.
“Dje…, në komisionin e Ligjeve u diskutua raporti i ILDKP-së, dhe nga të paktët njerëz që flet hapur në këtë vend, Zoti Gani deklaroi se në ‘Prokurorinë e Përgjithshme ka prokurorë të fëlliqur’, që për raste të njëllojta flasin ndryshe. Në Shqipëri në një vend ku ka vdekur drejtësia, ka vdekur edhe fjala. Në një vend ku ka vdekur ligji, ka vdekur edhe politika. Prandaj miqtë e mi, ju me të drejtë mund të përdorni edhe metaforat e zotit Blushi, kanabistë dhe krenaristë, por keni harruar se çfarë jeni ju që bëni sehir ose sehirlistë. Njerëzit po ikin se nuk kanë shpresë, po nuk kanë shpresë edhe nga ju”, tha Majko.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY