Maqedoni, treni Shkup – Velës aksidenton me vdekje 14 emigrantë nga vendet...

Maqedoni, treni Shkup – Velës aksidenton me vdekje 14 emigrantë nga vendet e Lindjes

73
0
Shares

Në Maqedoni, 14 emigrantë janë shtypur nga treni mbrëmë rreth orës 22.30 minuta në hekurudhën  Shkup – Veles, në afërsi të vendqëndrimit “Pçinja”. Sipas njoftimeve të deritanishme në hekurudhë, në momentin kur është afruar treni, kanë qenë duke pushuar rreth 50 emigrantë nga Siria, Somalia dhe Afganistani. Por për shkak të mospasjes së hapësirës të mjaftueshme rreth binarëve ata nuk kanë mundur që të spostoheshin të gjithë, duke mbetur një pjesë e tyre viktima tragjike në këtë aksident.
Për sa i përket ofrimit të ndihmës së mundshme, kjo u vështirësua për shkak se te vendi i aksidentit shkohet vetëm me anë të trenit. Në vendngjarje menjëherë mbërritën mjekë dhe policë për të parë situatën në këtë vend. Polica gjeti në vendin e aksidentit, edhe tetë persona të tjerë, për të cilët dyshohet se janë familjarë të të vdekurve, ndërsa personat tjerë kanë ikur nga frika se mos të kapen nga policia.
Sipas të deklaratës së makinistit të trenit, pasi e ka kaluar stacionin “Rajko Zhinzifov”, pas 50-100 metrave, ai ka dalluar një grup më të madh të njerëzve të cilët po ecnin në binarët e hekurudhës. Por me gjithë përpjekjet, për të ndaluar trenin kjo nuk ka qenë e mundur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY