Fier, goditet baza e prostitucionit pranga dy tutorëve dhe tre prostitutave

Fier, goditet baza e prostitucionit pranga dy tutorëve dhe tre prostitutave

71
0
Shares

Një bazë prostitucioni u godit nga policia e Fierit mëngjesin e sotëm. Dy tutorët Arbër Ahmetaj 22 vjeç dhe Aranit Toromani 30 vjeç, organizator i rrjetit të prostitucionit, përfunduan në pranga, së bashku me tre femra të cilat punonin si punëtore seksi. Këto vajza, sipas policisë, paguheshin nga 3 mijë lekë deri në 15 mijë lekë (të reja).
Burime nga policia lokale bënë me dije se në pranga kanë rënë tre vajza që ushtronin prostitucionin, M. Gj., E. B., 26 vjeçe si dhe V. D., 42 vjeçe.
Ndërkohë gjatë operacionit policia ka identifikuar dhe proceduar në gjendje të lire edhe tetë klientë. Në kuadër të operacionit të koduar “Natyra” këta  tetë persona po ndiqen penalisht në gjendje të lirë. Personat që po procedohen në gjendje të lirë,  akuzohen për veprën penale dhënie shpërblimi e përfitimi personal nga prostitucioni, janë klientë që kanë paguar para për të përfituar favoret seksuale nga vajzat që shfrytëzoheshin për prostitucion.

Materialet e sekuestruar në cilësinë e provave materiale
– Gjashtë aparate celularë të personave të arrestuar.
– Një automjet të organizatorit të rrjetit të prostitucionit i markës “Mercedes – Benz” 250, ngjyre e zezë me targë AA 600 CM.
– 10000 lekë (të reja).
– Si dhe pamje filmike

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY