Lë qelinë, “detyrim paraqitje” për avokatin Ilir Malindi që përndiqte Sokol Ballën

Lë qelinë, “detyrim paraqitje” për avokatin Ilir Malindi që përndiqte Sokol Ballën

190
0
Shares

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për avokatin 62-vjeçar Ilir Malindi, i cili akuzohet për përndjekje ndaj gazetarit Sokol Balla. Avokati që u arrestua një ditë më parë nga policia e Durrësit pasi dyshohet se ka përndjekur, duke i dërguar mesazhe me telefon, gazetarin Sokol Balla, është lënë i lirë sot nga gjykata, pasi sipas saj ai nuk paraqet rrëzikshmëri. Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për avokatin Malindi, kërkesë që u pranua nga Gjykata e Durrësit
Avokati u arrestua në flagrancë një ditë më parë nga policia e Durrësit.
Mësohet se avokati në mënyrë të vazhdueshme i dërgonte mesazhe në celular gazetarit.
Të njëjtat burime saktësuan se rreth katër 4 muaj më parë gazetari Balla ka bërë një emision për marrëveshjen e detit me Greqinë dhe avokati Ilir Malindi i ka dërguar SMS informuese.
Këtu kanë filluar edhe një sërë shkëmbimesh SMS-së, prej të cilave gazetari Sokol Balla, ka kërkuar nga avokati të mos e bezdisë më. Duket fjalori i papërshtatshëm që ka zgjedhur gazetari për ti kërkuar mos-bezdisje avokatit, ka degjeneruar komunikimin e tyre, deri sa pak ditë më parë Sokol Balla ka bërë kallëzim për përndjekje nga Ilir Malindi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY