Banorë të Rugovës: Prishtina, pazare për kufirin Kosovë-Mali i Zi

Banorë të Rugovës: Prishtina, pazare për kufirin Kosovë-Mali i Zi

82
0
Shares

Shoqata “Rugova” në Bronx – Nju Jork, ka hedhur dyshime lidhur me përcaktimin e drejtë të kufirit Kosovë-Mali i Zi nëpërmjet një letre, drejtuar Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ata kërkojnë nga Kuvendi dhe deputetët e Republikës së Kosovës që të mos ratifikojnë asnjë marrëveshje që dëmton trojet e tyre stërgjyshore, thonë rugovasit në Nju Jork.

Rugovasit, në këtë letër shkruajnë se janë kundër cdo pazari të bërë me dyer të mbyllura dhe jo transparent mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi lidhur me tokat e tyre. “Tokat e Krahinës së Rugovës u mbrojtën ndër shekuj me gjakun e derdhur te bijve e bijave më të mirë të Rugovës dhe gjithë Shqiptarisë. Jemi në një kohë kur duhet të tregoheni sa më vigjilent, t’i leni me një anë politikat ditore dhe të përkoni me vullnetin e qytëtarëve te Republikes së Kosovës”, shkruhet në këtë letër.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY