Pensioni suplementar, hyjnë në fuqi ndryshimet e reja, sa përfitojnë kryeministri e...

Pensioni suplementar, hyjnë në fuqi ndryshimet e reja, sa përfitojnë kryeministri e deputetët

82
0
Shares

Botohen në Fletoren Zyrtare ndryshimet e ligjit “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, i cili parashikon rritjen e moshës së përfitimit me 5 vjet.
Sipas këtyre ndryshimeve, nëse Edi Rama, Sali Berisha e Fatos Nano vendosin të dalin në pension, do të përfitojë rreth 1 milionë e 200 mijë lekë (të vjetra) nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Presidentin e Republikës Bujar Nishani, Kryeministrin Edi Rama dhe deputetët e Parlamentit.
Ligji i ri u jep funksionarëve të shtetit pension prej 25 për qind të pagës referuese, nëse kanë deri në 2 vjet shërbim, ndërsa për çdo vit, mbi 2 vjet, përfitojnë një rritje prej 5 për qind. Funksionarët e lartë të shtetit mund të marrin, pension pleqërie deri 60 për qind të pagës referuese dhe mbi këtë tavan, nuk mund të përfitojë asnjë person.
Sipas ligjit aktual janë rreth 220 funksione të ndryshme që përfitojnë pension suplementar e që deri më tani e përfitonin atë kur mbushin 55 vjeç. Ndërkohë që, sipas ligjit të sapo miratuar, këta persona do të përfitojnë pensionin suplementar në moshën 60 vjeç. Nga ana tjetër, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë bën me dije se janë rreth 5000 punonjës, që aktualisht kontribuojnë në skemën e pensioneve shtetërore suplementare.
Përveç rritjes së moshës së daljes në pension, ata do të duhet të kontribuojnë edhe më tepër në këtë skemë. Kjo pasi ndryshimet në ligj përcaktojnë masa të reja të këtyre kontributeve, që në krahasim me ligjin e vjetër kanë pësuar rritje. Në total, janë tri kategori të veçanta që përfitojnë pension pleqërie shtesë për shkak të detyrës së ushtruar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY