Skandali, spitali nuk ka autoambulancë, kufoma e të aksidentuarit transportohet me kamionçinë

Skandali, spitali nuk ka autoambulancë, kufoma e të aksidentuarit transportohet me kamionçinë

54
0
Shares

Skena shokuese mund të cilësohen ato, pas një aksidenti në rrugën Lezhë-Laç. Trupi i pajetë i një personi të aksidentuar për vdekje u ngarkua nga policët në karrocerinë e një kamionçine, pasi spitali refuzoi të nisë autoambulancën në vendngjarje.
Trupi i 62 vjeçarit Gëzim Sula u gjet nga kalimtaret në anë të rrugës Lezhë-Laç i pajetë. Me dyshimet se një makine e kishte përplasur gjatë natës, banorët e zonës lajmëruan policinë dhe urgjencën e spitalit.
Por punonjësit e policisë, pasi mbërritën në vendin e ngjarjes, e mbështollën kufomën
me një batanije dhe e ngarkuan në karrocerinë e kamionçinës.
Burime pranë policisë thane se kanë qenë të detyruar të veprojnë në atë mënyre. Spitali kishte refuzuar të dërgonte autoambulancë për të transportuar kufomën.
Në një reagim për mediat, drejtori i spitalit të Lezhës, Nevruz Bare tha se morgu nuk ka autoambulancë për transportin e kufomave dhe me urdhër të ministrit Ilir Beqja është e ndaluar rreptësisht që ato të transportohen me autoambulancat e spitalit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY